E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinho: Aguero është i shkëlqyeshëm

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka deklaruar se Sergio Aguero është një lojtar i shkëlqyeshëm, por shton se nuk kanë kontaktuar me lojtarin dhe nuk kanë bërë ofertë për të.

Argjentinasi së fundi deklaroi se dëshiron të largohet nga klubi madrilen gjatë verës dhe Reali është një prej ekipeve ku ai u raportua se mund të shkojë.

“Nuk kam bërë pyetje për Aguero. Nuk do jem hipokrit me të, megjithatë, ai është një lojtar i shkëlqyeshëm dhe më pëlqen shumë.  Ai tani është lojtar i Atleticos për momentin. Real Madridi nuk kontakton lojtarët para se të arrijë marrëveshje me klubet e tyre”, ka thënë Mourinho.

Portugezi po ashtu ka thënë se dyshja sulmuese Gonzalo Higuain dhe Karim Benzema nuk do të largohen nga Real Madridi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›