NBA/ Firmoset marreveshja per nisjen me 25 Dhjetor
Më në fund firma u hodh në kontratë dhe kampionati më i bukur i basketbollit në botë mund të fillojë zyrtarisht. NBA amerikane i dha fund konfliktit 5-mujor pasi pronarët e klubeve dhe lojtarët u morën vesh për ndarjen e fitimeve, por edhe për probleme të tjera. Sezoni i rregullt nis më 25 dhjetor me 5 ndeshje, ndërsa komisioneri i NBA-së, Dejvid Stern, shpjegon.
“Jemi të kënaqur dhe krenarë të lajmërojmë se bordi i guvernatorëve të NBA-së ratifikoi një marrëveshje të re kolektive dhe një plan për ndarjen e të ardhurave mbi një bazë 10-vjeçare. Kjo do të na ndihmojë të bëjmë një biznes më të mirë, të kemi ligë më konkurruese dhe balancë më të mirë mbi bazën e meritave. Ne po luajmë një sezon me 66 ndeshje dhe mendoj se kjo është një marrëveshje që do t’i rezistojë kohës”, thotë komisioneri i NBA-së, Dejvid Stern.
Marrëveshja parashikon tavanin e kontratave deri në 58 milionë dollarë në vi, zvogëlimin me një vit të kontratave të lojtarëve, duke i ulur në 5 vjet si dhe rritjen e rrogave më të ulëta me 7.5 për qind.