Starton boterori i klubeve per 2011-en
Nis lufta për fronin e mbajtur nga Interi. Në stadiumin “Tojota”, është luajtur ndeshja e parë e Botërorit për klube 2011, ku Kashiua Rejsol mposhtën me shifrat 2-0 kampionët e Oqeanisë, Aukland Sitin.
Sfida është mbyllur me dy gola të realizuar në harkun e tre minutave. Fortesa e ekipit neozelandez rezistoi për 37 minuta, ndërsa rezultati I zhbllokua nga goli i Tanakas. Japonezët dyfishuan në të 40-ën me Kudon, duke I dhuruar Kashiuas një fitore të merituar, përballë skuadrës që kishte më pak shanse në aktivitet.
Me këtë triumf, kampionët e Japonisë kualifikohen në çerekfinale, ku të dielën do të përballen me meksikanët e Monterreit. Në datën 11, në fushë do të zbresin edhe Esperans Tunisi dhe Al Sad, ndërsa nga këto përballje do të ndahen dy bileta për në gjysmëfinale. Pikërisht në këtë fazë, do të zbresin në fushë Barcelona dhe Santosi, dy skuadrat favorite për titullin e kampionit të botës për klube. Finalja do të luhet më 18 dhjetor në Jokohama.