NBA, Jeremy Lin: Duhet të përmirësohem

I konsideruar si një nga talentët më të mirë në NBA, Jeremy Lin është i bindur se ka shumë për të mësuar nga bota e basketbollit. Lojtari amerikan me origjine kineze shpjegon se objektivi i tij është të përmirësohet në gjuajtjet për 3 pikë ndërsa shpjegon dhe ndryshimin e stilit lojës nga te Houston. Ai tha se te New York Knicks kishte shumë liri ndërsa te ekipi aktual gjithçka kalon në duart e yllit të ekipit, James Harden./Indeksonline/