Fiorentina përgatit ofertën për Ljajiç

Cështja më e nxehtë në shtëpinë e Fiorentinës është padyshim e ardhmja e Adem Ljajiç. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, me shumë mundësi takimi mes agjentit të Ljajiç, Ramadani dhe presidentit Cognigni do të zhvillohet ditën e Hënë. Fiorentina do ta shfrytëzojë këtë kohë për ta përgatitur akordin e ri deri në detajet më të hollësishme.
Mendohet një rritje page për lojtarin dhe vendosja e një klauzole. Nëse Ljajiç nuk do të pranonte shoqëria do të ishte e lumtur ta shiste serbin. Pista drejt Milanit është zbehur disi pas akuzave të bëra nga skuadra vjollcë, me shumë mundësi lojtari mund të transferohet te Atletico Madrid.