E Diel, 1 Nëntor 2026

Alarm nga ministri grek i Financave: Na duhen 9 mmld euro



Greqia duhet te rimbursojë brenda 19 majit një shumë prej 9 miliard eruosh, por kushtet e marrjes së huasë në treg, nuk e favorizojnë një gjë të tillë. Këtë alarm e ka dhënë ministri grek i Financave, Jorgos Papaconstantinou. Sipas tij, Greqisë i nevojitet kjo shumë më së shumti deri në 19 maj, në të kundërt vendi praktikisht mund të mos jetë i aftë për të paguar,. "Më 19 maj detyrimi që duhet paguar arrin në kuotën e nëntë miliardë eurove", saktësoi ministri i cili tha se në të njëjtën kohë parandalohen kushtet "tepër të shtrenjta" në tregun financiar që Greqia të mund të sigurojë aty, fonde të tjera paraash. Mediat greke raportojnë gjithashtu për një bisedë telefonike të ministrit me kancelaren Angela Merkel për këtë ccështje, por për këtë nuk janë dhënë detaje. Më herët Merkel, si edhe ministri gjerman i Financave Uolfgang Shauble përsëritën në Berlin se vendimi për ndihma, fillimisht bie poshtë deri sa të të kenë përfunduar negociatat mes Komisionit Europian, Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe qeverisë greke. Nga paketa ndihmë e BE-së në vlerën prej 30 miliardë eurosh gjithsej, vetëm Gjermania duhet të japë 8, 4 miliardë euro. 15 miliardë euro të tjera do t'i japë FMN-ja.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›