SHBA-të miratojnë dërgimin e Noriegës në Francë
Manuel Noriega, ish lideri i Panamasë, ka mbërritur në Francë, pasi Shtetet e Bashkuara miratuan dorëzimin e tij tek autoritetet franceze dhe ekstradimin nga SHBA-ja, ku ai kaloi më shumë se 20 vjet në burg për trafik droge. Më herët, sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton, firmosi urdhërin që lejonte dërgimin e Manuel Noriegës në Francë.
Noriega është dënuar në mungesë nga drejtësia franceze për pastrim parash në vitin 1999 me 10 vjet heqje lirie dhe këtë dënim do ta vuajë tashmë në Francë. Ndërkaq edhe Panamaja ka kërkuar që Noriega të kthehet në atdhe, ku do të ballafaqohet me akuzat për vrasjen e kundërshtarëve politikë. Për akuzat kundër tij kanë reaguar avokatët të cilët gjithashtu kërkojnë që ai të ekstradohet në Panama. Manuel Noriega është arrestuar nga forcat amerikane gjatë luftës së vitit 1989 dhe asokohe u dënua me 30 vjet burgim, një dënim i reduktuar dhe i përgjysmuar për sjellje të mirë në 1992. Noriega u shpall fajtor pasi kishte autorizuar kalimin e anijeve me kokainë në kanalin e Panamasë. Ndërsa në Panama ai u dënua me 60 vjet burgim për një sërë akuzash , ndër të cilat , vrasjen e dy kundërshtarëve të tij politikë. Ndërsa në Francë iu dha dënimi me 10 vjet burg për pastrim parash.