E Shtunë, 31 Tetor 2026

NBA deshtojne dhe njehere trativat

Kampionati më i famshëm i basketbollit botëror NBA po kalon periudhën më të vështirë në historinë e tij të bujshme, pasi edhe një herë tratativat mes Shoqatës së lojtarëve dhe Ligës kanë dështuar. Kjo gjë ka sjellë shtyrjen me dy javë të tjera të sezonit të ri, duke konfirmuar atë që I druheshin të gjithë tifozët.

Tani, edhe nëse sikuar të arrihet një akord është e sigurt që kampionati nuk do të jetë i plotë. Nëse ishin parashikuar 82 ditë me ndeshje, kjo tani është e pamundur, ndërsa ka lindur nevoja për të reduktuar kalendarin e sezonit. “Nuk është praktike, e llogjikshme dhe në të njëjtën kohë e pamundur të kemi një sezon të plotë”, ka thënë komisioneri i NBA,  David Stern. Shkak për kundërshtitë e gjatë mës dy palëve janë ndarja e përfitimeve. Pasi humbi 300 milionë dollarë sezonin e shkuar, Liga vendosi të reduktojë përfitimet e lojtarëve që merrinin 57% të të ardhurave.

Ky vendim nuk është pritur mirë nga basketbollistët që pranojnë të zbresin deri në 53%, ndryshe nga kërkesat e pronarëve të skuadrave që janë gati t’I ndajnë fitimet 50-50. Janë pikërisht këto shifra shkak I dështimit të tratativave, megjithëse në javët e fundit në fushë ka zbritur edhe Shtëpia e Bardhë. Pak ditë më parë në një inrevistë televizive presidenti Barack Obama kishte kërkuar që palët të gjenin një akord por kjo deri tani nuk ka ndoshur ndërsa duhet pritur deri në raundin tjetër të bisedimeve.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›