Brus Inkango: Jeta ime mes Parisit dhe Krujës

/* */
Sulmuesi i Kastriotit, Brus Inkango, është i vetmi futbollist francez që luan në kampionatin shqiptar. 27-vjeçari ka shënuar gjashtë gola në gjashtë ndeshjet e këtij sezoni, duke qenë golashënuesi më i mirë i huaj në Kategorinë Superiore, me një gol më pak se Roland Dervishi i Shkumbinit, 7 gola. I lindur në Puatier, një qytet në perëndim të Francës, me një popullsi rreth 100 mijë banorë, ai u rrit si futbollist në Kanën e famshme për Festivalin e Filmave, dhe ku janë formuar disa nga futbollistët më të famshëm francezë, si Zinedin Zidan, Patrik Vieira, Zhohan Mikud, Gaël Klishi, Sebastian Frej dhe Zhonatan Zebina. Nga viti 2004 jeton së bashku me familjen e tij në Paris. Pas Zvicrës dhe Anglisë, Shqipëria është shteti i tretë i huaj që ai ka luajtur.
Inkango tregon se mbeti i befasuar kur mbërriti për herë të parë në Krujë. “Kishte një ndryshim të jashtëzakonshëm nga Parisi im, ishte i vogël, por megjithatë i këndëshëm. Kur nuk më kanë fyer, pse jam i zi. Kruja është një qytet që e dua shumë. Për me tepër që edhe Skënderbeu, mbreti i ”, - tha 27-vjeçari për “Telegraf”.
Brus Ikango, mirëserdhët në “Telegraf”. Jeni i vetmi lojtar francez që luani këtë sezon në Kategorinë Superiore në Shqipëri. Le ta nisim me prezantimim tuaj. Cili është Inkango?
E kam filluar si të gjithë të tjerët, duke luajtur me top me miqtë e mi në rrugët e lagjes sime, në qytetin tim Puatie. Kam qenë për herë të parë pjesë e një akademie futbolli moshash, kur kam qenë tetë vjeç. Pas gjashtë vjetësh, u rekrutova nga AS Kanë, një klub në Jug të Francës, në qendrën e saj të formimit të futbollistëvë të rinj. Kjo ka ndodhur në vitin 1998, kur kam qenë 14 vjeç. Familja ime jetonte në Kanë, një qytet i famshëm për festivalin e filmave. Në atë kohë, AS Kanë ishte një klub i madh francez, bënte një lojë të bukur dhe i kishte një gjeneratë të mirë lojtarësh. Aty janë formuar lojtarë të tillë si Zinedin Zidan, kampion i Europës dhe i Botës me Francën, apo dhe Patrik Vieira, një tjetër futbollist i madh ka fituar famë së pari me AS Kanë. Dhe kjo nuk është pak.
Më pas erdhi transferimi tuaj në Zvicër. Si ndodhi?
Luajta për pak kohë me AS Kanë. Më pëlqente të bëja një aventurë jashtë Francës dhe pranova një ofertë të ardhur nga Nojshatell Ksamaks. Në fakt, qëndrova shumë pak. U riktheva në Francë, ndërkohë që familja ime u vendos në Paris. Unë vetë u angazhova re Rasing Klub Paris, duke luajtur në Ligën e dytë franceze. Rasing, dikur ishte më i rëndësishëm sesa është Paris Sën Zhermeni sot, por bëhet fjalë për një kohë të largët.
Anzher dhe Sherbur janë stacionet e tua të radhës.
Po, kam luajtur me këto dy ekipe, por dhe me Red Star, por në atë të Parisit, dhe jo të Beogradit. Sherbur i përket rajonit të Normandisë, është në në brigjet e detit të Anglisë. Xhilingham është një tjetër ekip në karrierën time. Luajta me këtë ekip gjysmësezoni, dhe pjesën tjetër luajta me Kastriotin, në Krujë.
Si ratë në kontakt me këtë klub shqiptar, kush jua propozoi?
Pas largimit nga klubi anglez, unë isha në kërkim të një ekipi të ri. Nuk më pëlqentë të qëndoja pa luajtur. Menaxheri im francez kishte kontakte në Shqipëri me Elton Marinin, një agjent shqiptar i FIFA-s. Ai i tha menaxherit tim, se Kastrioti ishte në kërkim të një sulmuesi të fuqishëm. E pranova me kënaqësi propozimin dhe mbërrita menjëherë në Shqipëri.
Kur ju pranuat të vinit të luanit në Krujë, a e dinit se kishte një diferencë shumë të madhe, jo vetëm midis Shqipërisë dhe Francës, por akoma më të madhe midis një Parisi tepër të madh dhe Krujës shumë të vogël?
Po, sigurisht. Ditën e parë kur mbërrita në Shqipëri, fjeta në Tiranë. Të nesërmen shkuam në Krujë, ku zhvillova edhe stërvitjen e parë me ekipin. U sistemova në një hotel të Krujës. I kërkova bosit të hotelit, për të ditur se ku ishte qendra e qytetit, dhe ai më tha se është këtu (qesh)... U befasova jo pak. Mbeta i surprizuar. E kupton vetë apo jo? Gjithsesi, qëndrova tre muaj në Krujë dhe zbulova gjëra të reja. Vija shpesh në kryeqytet, dhe me ekipin kam qenë në disa qytete.
Si e ndjeve veten kur konstatove ndryshimin midis jetës që bëhet në Francë, me aftë që pe në Shqipëri.
Kur vendosa të luaja për herë të parë jashtë, shkova në Zvicër, por ajo është e njëjtë me Francën, njerëzit flasin frëngjisht atje, ndërsa në Shqipëria është ndryshe. Gjuhë e pakuptueshme. Kisha dëgjuar shumë pak për Shqipërinë, por nuk dija asgjë të rëndëishme. E dija se Shqipëria nuk ishte Anglia, Franca, apo Spanja, ku niveli i jetës është shumë i lartë. Në fakt, më bëri përshtypje infrastruktura, të cilën mund ta krahasoja me të një klubi të kategorisë së tretë apo të katërt në Francë. Gjithsesi, e quajta të pranueshme.
Në lidhje me nivelin e jetesës, çfarë mund të thoni?
Jeta këtu është më pak e kushtueshme. Për të marrë një shembull, nëse ti shkon në një restorant francez, t’i mund të paguash për të njëjtjën produkt 30 euro, kur në Shqipëri paguan 10. Jeta në Paris është shumë aktive. Është një qytet, ndoshta me popullsi më të madhe se Shqipëria. Çdo ditë atje është ndryshe dhe mund të jesh pjesë apo të shijosh shumë gjëra. Në Tirana, përveç fundjavës që ka me të vërtetë shumë lëvizje. Mendoj se ka ngjashmëri me atë që përjetohet në Marsejë apo Bordo.
Përveç Krujës ku luani dhe Tiranës ku jetoni, cili qytet tjetër shqiptar ju ka bërë përshtypje?
Me ekipin e Kastriotit kam shkuar në shumë qytete, por vetë kohën e kufizuar që kemi nuk kam parë shumë gjëra. Durrësi është qyteti tjetër që njoh më mirë. Vera kalohet shkëlqyeshëm atje, ndërsa për periudhën e dimrit nuk e di si është.
Inkango, je shndërruar në një lojtar shumë të rëndësishëm për Kastriotin. Gjashtë gola në gjashtë ndeshje, një bilanc i jashtëzakonshëm. Si sillen tifozët me ty?
Nuk janë thjesht golat e mi. Është dhe puna e ekipit. Për të thënë vërtetën, të gjithë janë të rëndëishëm. Unë jam në vijën e parë, dhe është normale që të shënoj. Dëshiroj të jam sa më vendimtar që të jetë e mundur për ekipin ti dhe të fitoj gjithashtu. Jemi në vend të tretë në renditje dhe kjo do të thotë shumë për një ekip si Kastrioti.Nëse Kastrioti do ta përfundonte kampionatin në vendin e tretë, atëherë do të merrte pjesë për herë të parë në Europë?
Është një objektiv i klubit. Tani unë i njoh të gjithë ekipet shqiptare dhe ne besoj se mund ta arrijmë. Jemi një ekip kompetiv për të qenë midis të parëve. Për mua do të thoshte shumë të luaja në Europë.
Cili është raporti juaj me krutanët, a të duan ata?
Kruja është një qytet shumë i vogël, por njerëzit aty janë të ngrohtë. Nuk më kanë fyer kurrë. Në Krujë kam shumë miq, të cilët në vazhdimësi më ofrojnë diçka për të pirë, ndonj kafe apo lëngje. Flasim për jetën, nëse më pëlqen Tirana dhe jeta në Shqipëri, si është jeta në Francë.
A keni mësuar të flisni shqip?
Shumë pak (thotë në shqip). Kuptoj shumë pak. Hiç (qesh). Po,po kuptoj shumë, madje dhe kur shokët bëjnë shaka me mua. Kur flas shqip, u them shokëve flisni ‘avash-avash’. Gjithsesi, në skuadër kemi dhe tre lojtarë të tjerë të huaj, një argjentinas (Lukas Malarkane), rumunë (Deni Dragoi) dhe në malazez (Dejan Ognjanoviç). Me ata flas anglisht. Kalojmë shumë mirë bashkë.
Kruja ka një histori të madhe si qytet dhe ka një muze të njohur. A e keni vizituar?
Sigurisht. Kruja është një qytet i bukur. Ka një kështjellë shumë të vjetër. Kam qenë disa herë. E di historinë e Skënderbeut, mbretit shqiptar.
A keni blerë ndonjë gjë të veçantë shqiptare?
Po, kam blerë një qelesh të bardhë në Krujë. Ja kam bërë dhuratë familjes sime në Paris. Përveç prindërve, kam dhe një vëlla më të madh, si dhe katër motra.
Shqipëri-Francë
Shqipëria dhe Franca diskutuan midis tyre dy ndeshje në eliminatoret e Euro 2012-s, me dy fitore të francezëve, si në “Qemal Stafa” (2-1, 2 shtator), ashtu dhe në “Stade de France” (3-0, 7 tetor). “Ishte kënaqësi të shihja Francën të luante në Shqipëri. Unë isha në ‘Qemal Stafa’ në ndeshjen e parë. Mendoj se Shqipëria luajti shumë mirë, edhe pse humbi. Futbolli shqiptar nuk është i keq. Në Francë njihet shumë pak futbolli shqiptar, dhe unë besoj se kjo ka ndihmuar për t’i dhënë një imazh të vogël të mirë, se futbolli shqiptar nuk është dhe aq i thjeshtë dhe ka njëfarë niveli”.
“Këpuca e artë”
Nëse do të ecte me këto ritme shënimi, Brus Inkango, do të ishte një kandidaturë e fortë për të fituar “Këpucën e artë”, ç’ka do ta bënte francezin dhe golashënuesin e parë të huaj, që do ta fitonte këtë trofe prestigjioz individual në Shqipëri. “Unë do të dëshiroja të shënoja sa më shumë gola që të ishte e mundur. Më pas, nëse unë do të isha golashënuesi më i mirë i kampionatit, do të ishte vërtet një gjë e bukur. Megjithatë, është akoma shpejt. Gjithsesi, ajo që ka vlerë më shumë është renditja e ekipit në fund të sezonit.
Mik me Gael Klishi të Sitit
Brus Inkango e konsideron veten një mik të yllit francez të Mançester Sitit, Gael Klishi. “Jemi formuar te i njëjti ekip në Francë, AS Kanë. Tani ai është një lojtar i rëndësishëm te klubi anglez, por dhe të Kombëtarja e Francës. Njohje të mirë kam dhe me Zhylien Fober, i cili më parë ka luajtur AS Kanë dhe me përfaqësuesen. Tani ai luan me Uest Hem Junaitid në Angli”.