E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vllaznia-Pogradeci 1-0, vendos Sukaj

/* */

Xhevair Sukaj riktheu buzëqeshjen në “Loro Boriçi”, teksa falë golit të sulmuesit 24-vjeçar, Vllaznia fitoi 1-0 me debutuesit nga Pogradeci, në ndeshjen e vlefshme për javën e 7-të të Kategorisë Superiore.

Kuqeblutë, të cilët në bankinë kishin trajnerin e komanduar, Elvis Plori, pas shkarkimit të Mirel Josës, shënuan në minutën e 56-të, kur Sukaj shndërroi në gol një pasim të Armando Vajushit.

Për Sukajn ky ishte goli i tij i gjashtë në 7 ndeshje, duke u barazuar kështu me Brus Inkango të Kastriotit dhe Bekim Balën e Tiranës.

Vllaznia rigjeti fitoren pas tri ndeshjesh, duke u ngjitur në kuotën e 10 pikëve. Për Pogradecin kjo ishte humbja e dytë rresht, pa asaj me Flamurtarin në Vlorë dhe e katërta në po aq ndeshje në transfertë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›