E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pankina bosh Hasi peng i detajeve te kontrates

Por java është e mbyllur dhe vendi i trajnerit në pankinën e Kombëtares shqiptare është ende bosh. Gjithsesi, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit ka zgjedhur, por shkak për vonesën e emërimit të teknikut të ri kuqezi janë detajet e kontratës. I mpërfolur shumë që pas largimit të Josip Kuzhe, Besnik Hasi është i preferuari i Dukës, por mes palëve ka ide të ndryshme sa i përket kontratës.

Numri një i qeverisë së futbollit në vend ofron 2 vjet kontratë, ndërsa Hasi që duhet të përballet me projektin e vështirë për të rinovuar skuadrën nuk pranon më pak se 4 vjet. Jo vetëm kohëzgjatja, pasi një tjetër pengesë është dhe klubi i Anderleht, ku Hasi prej gati 5-vjetësh mban rolin e zëvendëstrajnerit. Nëse në fillim belgët ishin shprehur se ishin në kërkim të një zëvendësuesi për teknikun me origjinë kosovare, tani duket se kanë ndryshuar mendje dhe nuk heqin dorë nga Hasi.

I takon këtij të fundit të zgjidhë cështjen me Anderleht, ndërsa Duka është në pritje të përgjigjes. Por ndërsa prêt, në tavolinën e presidentit të FSHF-së janë CV-të e ish-trajnerit të Sllovenisë, Matjas Kek dhe hollandezit Ervin Koeman. Këta të fundit qëndrojnë pas Hasit në listën e Armand Dukës, por kandidatë të fortë, nëse, megjithëse ka shumë pak mundësi që tratativat me ish-kapitenin kuqezi të dështojnë.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›