E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bode: Masa për uljen e borxhit publik

Per nje ekonomi te qendrueshme dhe drejt zhvillimit duhet te reduktohet borxhi i deficitit ne vend. Kjo ka qene deklarata e ministrit te Finacave Ridvan Bode i cili u shpreh se gjate 2010, qeveria shqiptare do te ndjeke politikat monetare te cilat reduktojne borxhin publik. Kjo do te arrihet sipas Bodes edhe me ndihmen e Fondit Monetar.

“Ne kemi filluar një politikë të reduktimit gradual të borxhit dhe defiçitit edhe pse jemi në parametra krahasimisht më mirë në krahasim me vendet e tjera ne mendojmë se për një zhvillim dhe për një mbështetje më të qëndrueshme dhe më të mirë për ekonominë e vendit do kërkoheshin ritme ose nivele më të ulta të borxhit publik dhe kjo përmes uljes graduale të deficitit të vendit. Në këtë kuader ne jemi duke diskutuar dhe duke vendosur si qeveri që duke filluar dhe nga vitit 2010 t’i adresohemi një politike më të kujdesshmë makroekonomike dhe po ashtu jemi adresuar dhe po diskutojmë me Fondin Monetar për përcaktimin e një rregulli fiskal i cili do të mundësonte krijimin e themeleve më stabël në ekonominë shqiptare në perspektive dhe ky do të ishte investimi më i madh që do të jepnin institucionet e shtetit shqiptar” tha Bode.

Kjo deklarate e kreut te Finacave u be gjate nje seminari me teme “Financa te pergjegjeshme” ne te cilin ka qene i pranishem dhe guvernatori i Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani. Zoti Fullani kerkoi me shume ne transparence nga sistemi bankar ne vend pasi vetem duke rritur efektshmerine e ketij sistemi, ekonomia mund te ece drejt zhvillimit.

“Financë e përgjegjshme do të thotë që edhe donatorët do të zgjedhin partnerët më të mirë dhe më të aftë për të bërë këtë aktivitet. Do të ushtrojnë presionin e tyre që institucionet të cilat shpërndajnë fondet të garantojnë medoemos transparencën dhe informacionin e nevojshëm jo vetëm në memo e raporte vjetore, por në treg, atje ku është i domosdoshëm dhe transparent për tregun e targetuar të biznesit të tyre” tha Fullani.

Ekspertet e Financave ne vend jane shprehur nderkohe se ekonomia ka nevoje per financim, kreditim, nderkohe qe sistemi bankar duhet te jete i mbikqyrur nga Banka e Shqiperise.

Edlira Sulejmani

Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 24 mars 2010 )

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›