PS marrëdhënie të kushtëzuar me Parlamentin
24/03/2010 Socialistët të lëkundur në vendimmarrjet e tyre
Kampi rozë mes protestave dhe seancave të Kuvendit
Grupi parlamentar i Partisë Socialiste do të vijojë marrëdhënien e tij të kushtëzuar me Parlamentin, duke lënë të hapur si pjesëmarrjen në të, ashtu dhe bojkotin ndaj këtij institucioni. Pra, ligjvënësit socialistë ende nuk kanë një vendim politik të zyrtarizuar pas zhvillimeve më të fundit në Kuvend, ku u rrëzuan propozimet e PS-së mbi transparencën e zgjedhjeve. Burime pranë selisë rozë bënë me dije se grupi kuvendor socialist mund të jetë i pranishëm në sallën e Parlamentit për çështje të rëndësishme. Pra, ligjvënësit e majtë do të jenë prezentë nëse në kalendarin e punimeve mund të jenë të përfshira për diskutim apo dhe për miratim çështje që kanë të bëjnë me integrimin e vendit. Ashtu sikundër nuk do të reshtin së kërkuari transparencën e plotë të zgjedhjeve parlamentare të vitit që kaloi. Madje, pikërisht mbi këtë çështje mësohet se jo në pak raste do të vihet re prezenca e deputetëve të PS-së në sallën e Kuvendit, ku do të rikërkojnë dhe argumentojnë kërkesat e tyre. Por kjo pjesëmarrje pritet të jetë gjatë minutazhit të lirë të punimeve parlamentare, për të nisur sërish bojkotin ndaj këtij institucioni në kohën kur vijojnë diskutimet mbi rendin e ditës. Në këtë mënyrë, paraprakisht kampi opozitar do të përqendrojë oponencën e tij ndaj qeverisë “Berisha” në të dyja kahet, si brenda Kuvendit, ashtu dhe jashtë tij, ku sikundër është bërë publike kanë nisur përgatitjen për organizimin e protestave qytetare. Për sa u takon përpjekjeve të PS-së për zgjidhjen e krizës politike në rrugë institucionale, do të jetë vetë grupi parlamentar i kësaj partie që do të dalë me një vendim përfundimtar mbi një çështje të tillë. Kështu, pritet që ligjvënësit socialistë të zhvillojnë një mbledhje të posaçme, në të cilën të diskutojnë lidhur me pozicionin e tyre ndaj Kuvendit. Kjo pasi bëhet e ditur se mes radhëve të këtij grupi ka deputetë që shfaqen të lëkundur për të ndjekur rrugën e një marrëdhënieje të kushtëzuar me Parlamentin, pra për pjesëmarrjen në raste të veçanta të grupit parlamentar në këtë institucion. Një lëkundje të tillë socialistët e argumentojnë me faktin se pjesëmarrja e PS-së në Kuvend mund të keqkuptohet nga baza socialiste, duke ulur optimizmin për organizimin e manifestimeve për votën e lirë. Sipas përfaqësuesve të një mendimi të tillë, prezenca në Parlament në të njëjtën kohë kur nisin protestat do të forconte oponencën ndaj shumicës qeverisëse, por nga ana tjetër mund të perceptohej negativisht nga mbështetësit e së majtës. Ndërkohë që pritet që socialistët të mbledhin gjatë kësaj jave forumin më të lartë vendimmarrës mes dy kongreseve të PS-së, Asamblenë Kombëtare. Kështu, burime pranë selisë rozë bënë me dije se ky takim do të mblidhet për t’u përqendruar në dy çështje kryesore: në organizimin e manifestimeve në të gjithë vendin dhe në qëndrimin që grupi parlamentar do të mbajë përballë Kuvendit. Pra, nëse do të vijë të qëndrojë në këtë institucion apo do të nisë bojkotin ndaj tij. Megjithatë, tashmë në të gjitha daljet publike të tyre socialistët së bashku me kryetarin e tyre kanë bërë të qartë se nuk do të ketë kthim pas deri në realizimin e kërkesave të tyre për transparencë të zgjedhjeve. Në të kundërt do të kërkohet largimi i qeverisë “Berisha”.