NDI IRI thirrje udheheqjes politike ne Shqiperi per te respektuar parimet demokratike

Ne Shtetet e Bashkuara. Instituti Kombetar Demokratik dhe Instituti Nderkombetar Republikan i bejne thirrje udheheqjes politike te Shqiperise te deshmoje perkushtimin e duhur ndaj parimeve mbi te cilat eshte ndertuar demokracia e vendit dhe te denojne dhunen qe shtyp shprehjen paqesore politike.
Permes nje deklarate te perbashket dy shoqatat amerikane me emer i nxisin politikanet shqiptare ti dalin ne mbrojtje lirise se fjales grumbullimit dhe organizimit. Udheheqja politike e vendit thuhet me tej ne deklarate duhet te marre masa kolektive per te rikthyer besimin se pasojat e dhunes se javes se kaluar do te trajtohen si duhet ne nje menyre transparente pa vonesa dhe me synimin per te identifikuar personat pergjegjes.
Dy shoqatat gjithashtu theksojne rendesine qe ne Shqiperi te ekzistoje nje konsensus politik mbi rrugen qe duhet ndjekur per te zgjidhur shkakun qe coi ne situaten aktuale me synimin nder te tjera qe te garantohet nje mjedis i rregullt edhe per zgjedhjet bashkiake te majit.
Ne kete kuader deklarata ben thirrje per nje angazhim me energjik te shoqerise civile per mobilizimin ne nje dialog publik te elementeve qe nuk kane lidhje me parti politike ne menyre qe sistemi politik tu sherbeje te gjithe qytetareve.