E Shtunë, 31 Tetor 2026

NEWBORN me artikull në Wikipedia

Obelisku i pavarësisë së Kosovës, NEWBORN, tani e tutje ka artikull të vetin në enciklopedinë online Wikipedia.

“NEWBORN është një monument skulpturor dhe historik, ashtu si dhe atraksion turistik në Prishtinë, i cili është zbuluar në ditën e pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008. Monumenti përbëhet nga fjala NEWBORN me shkronja të mëdha, që në atë kohë ishte ngjyrosur me ngjyrë të verdhë, transmeton Rel.

Pas zbulimit, krijuesi ka ftuar të pranishmit të nënshkruajnë emrat e tyre në të. Që atëherë, monumenti është mbishkruar; në përvjetorin e pestë të pavarësisë është ngjyrosur sërish me të verdhë, ndërsa më pas është pikturuar me flamujt e shteteve që e kanë njohur Republikën e Kosovës”, shkruan pos tjerash në Wikipedia.
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›