E Shtunë, 31 Tetor 2026

Musa Gerbeshi bie në pranga

Njësia Speciale e Kosovës e ka vënë në pranga njeriun që e kishte shpallur në kërkim që nga viti 2008 për krim të organizuar.

Burimet e Indeksonline të afërta me arrestimin kanë thënë se, Musa (Tahir) Gerbeshi, i lindur më 13.01.1959, nga fshati Ropic-Vushtrri, është arrestuar sot gjatë bastisjeve që ka kryer Policia e Kosovës në Vushtrri.

Gerbeshi që pesë vite figuron si i këkruar publikisht nga Policia e Kosovës dhe i njëjti akuzohet për vepra të ndryshme kriminale.

I shumëkërkuari Gerbeshi nën masa të rrepta sigurie është dërguar në qendrën e paraburgimit dhe i njëjti po merret në pyetje./Valdrin Krasniqi/Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›