Një i vdekur e një i plagosur në Tiranë

Një sherr me thika mes një grupi të rinjsh sonte në Tiranë ka përfunduar tragjikisht. Mësohet se njëri prej tyre ka vdekur, ndërsa një tjetër është plagosur.
Ngjarja ka ndodhur sonte rreth orës 20 e 30 minuta tek “Kodra e Priftit”, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e sherrit, njofton BW.
Viktimë është 17-vjecari Gjergji Prenga, i cili ka humbur jetën gjatë rrugës për në Spitalin Ushtarak, ndërsa i plagosur ka mbetur Julian Frroku.
Policia ka mbërritur ndërkohë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet./Indeksonline/