E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shfaqen gjarpërinjtë, helmohet një grua

Berat

Kishte shkuar për të vjelë qershi, pickohet nga një gjarpër duke përfunduar në spital. Burime pranë repartit të urgjencës në spitalin e Beratit bëjnë me dije se rreth orës 14.00 të së enjtes, Asije Demiri 61 vjeçe, banore e fshatit Drobonik, është shoqëruar nga familjarët në gjendje të rëndë, pas pickimit nga një gjarpër. Gruaja mësohet se ishte duke vjelë qershi në pronën e saj, në kohën që është pickuar nga gjarpri. Gjendja shëndetësore e 61-vjeçares ka ardhur duke u rënduar. Menjëherë pas mbërritjes në spital ajo ka marrë ndihmën intensive shëndetësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ky është rasti i parë për këtë vit i shfaqjes së gjarpërinjve në fshatrat e rrethit të Beratit.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›