E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bllokohen 80 steka cigaresh kontrabandë

Shkodër

Bllokohen 80 steka cigaresh kontrabandë, ndalohet në doganë transportuesi. Burime nga Dogana e Hanit të Hotit në Shkodër, bëjnë të ditur se mesditën e djeshme, gjatë kontrollit të shtruar në automjetin tip furgon me targa SH6723C me drejtues shtetasin Zudi Kuqi, janë gjetur të fshehura te goma rezervë 80 steka cigare “Marlboro”, që po tentonte t’i fuste kontrabandë. Kuqi udhëtonte nga Mali i Zi për në drejtim të vendit tonë, kur është ndaluar nga policia doganore. Materialet iu kaluan për veprime të mëtejshme procedurale policisë dhe prokurorisë së rrethit.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›