E Diel, 1 Nëntor 2026

Hidhet nga kati i tretë, por shpëton gjallë

Bilisht

Gjendja e rëndë depresive ka çuar një 60-vjeçar nga Bilishti drejt tentativës së vetëvrasjes. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11.30 të ditës së djeshme, kur Nazmi Kami, 60 vjeç, është hedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte. Ka qenë zhurma e fortë që ka nxjerrë jashtë fqinjët, të cilët e kanë gjetur në gjendje të rëndë. Nazmi Kami ka tentuar t’i japë fund jetës duke u hedhur nga kati i tretë i banesës dhe në gjendje tepër kritike është transportuar drejt spitalit civil të Korçës e më pas drejt Tiranës, për shkak të frakturave dhe dëmtimeve të shumta që i rrezikojnë jetën. Sipas policisë që ka shkuar në vendin e ngjarjes, ka rezultuar se burri vuante nga depresioni.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›