E Diel, 1 Nëntor 2026

NEWS24, OSBE: I Qëndrojmë deklaratës së Bosch, ka marrëveshje

TIRANE-TV NEWS24 raporton sot se OSBE i qëndron deklaratës së ambasadorit Robert Bosch i cili të premten deklaroi se në tryezën e dy liderëve kryesorë ka një marrëveshje kompromisi për zgjidhjen e krizës.

“I mbetemi fjalë për fjalë thënieve të tij- NEWS24 citon zyrën e shtypit e ambasadorit të OSBE në Tiranë, Robert Bosch. Kjo marrëveshje theksohet në këtë reagim nuk presupozon një draft të nënshkruar por një propozim për zgjedhjen e krizës.

Të premten, gjatë vizitës në Gërdec, ambasadori Bosch nuk dha detaje të kësaj marrëveshjeje por konfirmoi se ka mbështetjen e SHBA-së dhe të BE. “Ka një kompromis shumë të mirë mbi tryezë dhe në emër të shumicës së ndërkombëtarëve do t’i inkurajoja udhëheqësit politikë të pranojnë kompromisin tani. Të tregojnë kurajë, të tregojnë se janë burra shteti, të mos përpiqen të shmangen duke përdorur teknikalitete dhe të shikojnë interesin e vendit të tyre. Mos vini të parat interesat tuaja personale dhe bëni hapin e madh. Koha është tani! Nuk do të ketë më kohë për t’u zgjatur” - apeloi Bosch të premten. Një ditë më pas kryeminsitri Berisha mohoi kategorikisht të ketë një draft të ndërkombëtarëve dhe se në tryezën e tij ishin vetëm rezoluta e Byrosë së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe e Komisionit Europian. Ndërsa dje pasdite kryetari i PS-së, gjatë fjalimit të tij në protestën e pasdites duke iu referuar këtij drafti tha se “Zgjidhjen Berisha e ka në tavolinë. Bëhu burrë e pranoje zgjidhjen duke i hapur rrugë popullit tënd.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›