E Shtunë, 31 Tetor 2026

Youtube humb pafajësinë

TORINO- Lindi për të frymëzuar videot amatore, por tani po kthehet në biznes per interesa te tjera, keshtu cilëson në një artikull të saj agjencia e lajmeve italiane, La Stampa.
“Ne kemi dashur të krijojmë një vend ku të gjithë me një aparat fotografik dhe një lidhje interneti mund të ndajnë një histori me pjesën tjetër të botës " kështu tha Chad Hurley pak pas lindjes YouTube në vitin 2005. Steve Chen dhe Jaëed Karim ishin studentët që më pas u bënë milionerë kur kompania u vu nën kontrollin e Google për një miliard dhe 650.000.000 dollarë.
Sot, YouTube është sajti i tretë më i popullarizuar në internet me video të postuara.
Më pas në këtë sajt erdhën dhe emrat më të njohur të politikës botërore, Obama Sarkozi, duke u bërë dhe shumë popullorë përmes videove të lëshuara personalsiht në rrjetin e Youtube. Po kështu edhe kompanitë diskografike që përdorin mjetin tjetër në këtë sajt, për të kandiduar të vetëm dhe me video, si Miley Cyrus të Lady Gaga.
Aq shumë bujë bëri Youtube sa tani nuk ka telefon me celular, iPhone, iPad, kompjuter e cdo mjet i përparuar teknologjik që nuk e përmban këtë sajt.
Por, përvec ceremonive martesore, një kënge hip-hopi e kënduar nga një fëmijë, tani cfarë nuk gjen, ku fale evolucionit ne teknologji vijnë sot edhe himne naziste, deklarata ultranacionaliste e të gjitha me një klik.
Lista zgjatet më tej me lajmërime për vetëvrasje, skena të dhunës tek njerëzit apo tek kafshët.
Në Itali para 4 vitesh u lancua një video ku një djalë më aftësi të kufizuara përqeshej nga shokët e klasës. Kujtojmë raste te tjera ku aktore apo kengetare jane kapur neper skena erotike intime dhe jane perdorur për shantazhe.
Kohët e fundit, Google u gjet fajtor se nuk mund të kontrollojë postimet e videove që bëhen cdo minutë.
Më pas lindin cështjet si e drejta e autorit ku shumë video përpunohen me pamje e imazhe të ndryshme.
Gjithsesi, Youtube konsiderohet sot si televizioni i milleniumit të tretë, ku nuk njihen oraret, programacionet, hierarkia.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›