E Shtunë, 31 Tetor 2026

NIPT-i, QKR rrit elementet e sigurise

Blerina Hoxha

Qendra Kombetare e Regjistrimit (QKR) gjate vitit 2009 do te coje ne 5, numrin e elementeve te sigurise ne NIPT-in qe leshon per regjistrimin e bizneseve. "Deri tani jane futur 2 elemente te sigurise, nderkohe qe gjate ketij viti do te shtojme edhe 3 elemente te tjere, ne sherbim te rritjes se sigurise dhe cilesise se bizneseve", tha drejtori i QKR-se, Tomi Kola. Sipas tij, futja e tre elementeve te tjere te sigurise ne kete certifikate, si relievi i logos se QKR-se, vendosja ne kater cepat e certifikates te logos se QKR-se, si dhe "Wotermarks" do te rrisin sigurine dhe do te garantojne plotesisht bizneset, nga cdo lloj nderhyrje e mundshme dhe e palejueshme. "Shtimi i ketyre elementeve do te beje te mundur gjithashtu qe certifikata e lindjes se biznesit, te mos kete abuzime", theksoi drejtori i QKR-se, Tomi Kola, duke shtuar se ne kete kuader, do te futet edhe perberja kimike e letres, qe rrit maksimalisht akoma dhe me shume sigurine.

Qendra Kombetare e Regjistrimit eshte institucioni i vetem per regjistrimin e biznesit ne Shqiperi, me nje ndalese, ku kryen te gjitha proceset e regjistrimit te biznesit, perfshire dhe regjistrimin per efekt te taksave ne nivel kombetar dhe vendor, per sigurimin shendetesor e shoqeror si dhe per Inspektoratin e Punes. QKR filloi pune ne 3 shtator 2007, duke zevendesuar procedurat e meparshme te regjistrimit ne gjykata, per te gjitha llojet e bizneseve qe kryejne aktivitet ekonomik ne Shqiperi, e mbeshtetur nga Programi i Sfides se Mijevjecarit, te financuar nga SHBA. QKR ofron kapacitete maksimale per regjistrimin elektronik te bizneseve, si dhe qasje ne informacionin e Regjistrit Tregtar permes internetit. QKR po inkurajon perdorimin e procedurave elektronike te regjistrimit permes internetit, ndersa dokumentet jo-elektronike do te hidhen ne bazen e te dhenave te QKR, per te lehtesuar procesin dhe per te mundesuar marrjen e informacionit nga publiku. Regjistri Tregtar mban te dhenat, per te gjitha tipet e entiteteve te biznesit dhe eshte nje baze te dhenash unike, e vetme dhe uniforme. QKR i ofron publikut, investitoreve te huaj dhe agjencive qeveritare, qasje te plote elektronike ne informacionin e Regjistrit Tregtar.

Biznesi kontroll dokumentacionit online

QKR kerkon asistencen e biznesit per te perditesuar te dhenat mbi regjistrimin e biznesit tuaj dhe per te korrigjuar cdo gabim te mundshem. Keshtu qe nga viti i kaluar, bizneset mund te kontrollojne ne forme elektronike dhe online dosjet e tyre historike. Gjithashtu online nga ueb-i i QKR mund te shihen te skanuara dokumentet e vendimeve te gjykates, qe lidhen me aktivitetet e regjistrimit te biznesit. Keto dokumente jane bashkangjitur me dokumentet e regjistrimit qe disponon zyra e tatimeve. Por ekspertet ne QKR shpjegojne se, procesi i skanimit dhe krahasimit te ketyre dosjeve ka nxjerre ne pah nje sere problemesh me te dhenat. Ne vecanti, si rrjedhoje e ngjashmerive ne emra dhe mungeses se nje sistemi te perbashket numerimi ndermjet gjykates dhe organeve tatimore, disa nga vendimet e gjykates qe i perkasin nje subjekti, mund t'i jene bashkangjitur nje subjekti tjeter. Per kete arsye, QKR i kerkon te gjitha subjekteve te biznesit qe te kontrollojne dosjet e tyre historike duke vizituar faqen e internetit ose duke vizituar cdo sportel te QKR-se, me qellim qe te perditesojne dhe t'i sigurojne QKR-se informacion te sakte.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›