Ivanov merr detyren, ne ceremoni edhe te akuzuar serbe
Ne inaugurimin e Ivanovit ishin te pranishem presidentet e Shqiperise, te Kroacise, te Serbise dhe Malit te Zi. Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu, ashtu sic pritej, nuk ka qene i pranishem ne inaugurimin e homologut te tij maqedonas. Por sic shkruan e perditshmja beogradase "Kurir", ish-punonjes te sigurimit shteteror serb te akuzuar per vepra te paligjshme jane pjese e delegacionit serb qe po merr pjese ne ceremonine inauguruese te presidentit Ivanov. Eshte shtyre sakaq dhe gjykimi i ish-shefit te qendres se sigurimit shteteror ne Beograd, Milan Radonjic dhe tre ish punonjesve te UDB-se, te akuzuar per arrestim te paligjshem dhe zhvatje te kolegut te tyre ne vitin 1999. Gjykimi eshte shtyre per shkak te inaugurimit te sotem te presidentit te ri maqedonas. Njeri nga te akuzuarit nuk eshte paraqitur ne banken e te akuzuarve pasi ishte pjesemarres ne ceremoni.