E Diel, 1 Nëntor 2026

Paraja, del ne treg 5000 lekeshi i ri, ndryshon firma e guvernatorit

Banka e Shqiperise, duke filluar nga data 15 maj 2009, do te hedhe ne treg kartemonedhen e prerjes 5000 leke, emetim i vitit 2007, qe do te perdoret si mjet pagese paralelisht me te gjitha kartemonedhat ekzistuese ne qarkullim. Sipas eksperteve bankare, vendimi i miratuar nga BSH-ja ne vitin 2006 per rishtypjen e kesaj kartemonedhe eshte ne perputhje me programet e meparshme te Bankes se Shqiperise dhe ka si qellim modernizimin e kartemonedhes se prerjes 5000 leke, sipas standardeve me te mira te arritura ne fushen e emisionit te parase. Kartemonedha e re ka ne perberjen e saj, te gjitha elementet bashkekohore te sigurise, qe perdoren sot ne kete fushe. Hedhja ne qarkullim e kesaj kartemonedhe i sherben permiresimit te cilesise se parase. Gradualisht, do te terhiqen nga qarkullimi kartemonedhat e demtuara, duke u zevendesuar me kartemonedha te reja. Kartemonedha e re e prerjes 5000 leke, emetim i vitit 2007, ka te njejtat pamje dhe permasa me kartemonedhen e prerjes 5000 leke, emetim i vitit 2001. Por, ndryshe nga emetimi i meparshem, ajo do te kete perforcime te disa elementeve te sigurise si dhe permiresime te qendrueshmerise ndaj demtimit.

Ne kartemonedhen e re ndryshojne; firma e Guvernatorit te Bankes se Shqiperise dhe e Drejtorit te Emisionit; viti ne trupin e saj do te jete 2007; permiresohet pamja e pulles holografike; rritet gjeresia e fillit te sigurise; relievi i kartemonedhes eshte me i ndjeshem ne prekje, sidomos tek pjesa e teksteve dhe numrave; si dhe kartemonedha eshte llakuar per ta mbrojtur nga lageshtia dhe do te kete elementin e qosheve te perforcuara.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›