Vrasja e Xhindit, s'ka informatore
Xh. Beharaj
Fier- Shoqerimi i tre personave kyc, qe mund te zbardhnin vrasjen e deputetit Fatmir Xhindi ne daten 2 maj para shtepise se tij, ka rezultuar nje deshtim. Policia dhe prokuroria nuk kane mundur te zbulojne asnje detaj nga rrefimet e tyre, mes te cileve dy nga Fieri dhe nje nga Roskoveci. Burime policore bene me dije se nje prej tyre ishte biznesmen dhe ka ftuar te ndjerin ne kafe diten e ngjarjes, ndersa kishte percjelle djalin, i dyti eshte shoqeruar pas dyshimeve per nje konflikt te vjeter, kurse i treti mund te kete informacion per autorin.
Tre personat jane mbajtur per disa ore ne Policine e Fierit, ku dhe jane marre ne pyetje kurse dy specialiste nga Tirana kane vene ne pune tekniken e pergjimit. Me pas te cilesuarit si deshmitare, jane derguar ne drejtim te kryeqytetit oret e vona te mbremjes se hene. Pas disa oresh procesi hetimor dhe pyetjesh nga grupi hetimor, ata jane lene te lire per t'u kthyer ne banesat e tyre. Te aferm te te shoqeruarve jane mbledhur para Drejtorise se Policise Fier, duke kerkuar shpjegime per arsyet e izolimit ne paraburgim. Edhe gjate mesnates se hene dhe dites se djeshme, ka pasur shume levizje te forcave policore ne qytetin e Fierit dhe Roskovecit. Por grupi hetimor nuk ka ende nje emer autori te dyshuar apo te ndaluar, per vrasjen e 49-vjecarit Fatmir Xhindi.
Burime policore thane se pistat ne te cilat po hetohet, jane ende nen verifikim dhe asnje prej tyre nuk mund te deklarohet zyrtarisht, si motiv i ngjarjes se rende.
Edhe tre te shoqeruarit sipas nje perfaqesuesi te grupit hetimor, nuk kane pranuar te bashkepunojne, duke dhene deshmi te njejta si ne shoqerimet e meparshme. "Ne e njihnim deputetin socialist Fatmir Xhindi, e kemi takuar dhe biseduar me te, por nuk dinim asgje per vrasjen e tij apo te kishim konflikte", mesohet te jene shprehur tre personat e moshes 38-45 vjec, nga Fieri dhe Roskoveci.
Edhe pse te afermit kane kerkuar te fusin rroba dhe ushqime ne ambientet e paraburgimit, nuk u lejuan prej efektiveve deri ne lirimin e tyre. Grupi hetimor punon pa nderprerje i vendosur ne drejtorine e policise, duke shkeputur kontaktet me oficeret dhe te dhenat perpunohen nga specialiste te tjere, qe kane akses diskutimi me ekspertet e ardhur nga Tirana. Deputeti Fatmir Xhindi, u qellua per vdekje me dy bresheri automatiku "Kallashnikov" rreth ores 21:00 te mbremjes se 2 majit, kurse ne trup ekspertet konstatuan gjashte plage plumbi. Ne vendngjarje u gjeten 15 gezhoja, nje qese dhe tablete aspirinash, qe mendohet se i perkasin autorit te krimit. Deri tani jane hedhur disa pista hetimi, si konflikt personal, pronesi, cilesite e vecanta dhe ndonje ceshtje e vjeter.
Shume telefonata, asgje konkrete
Telefonata anonime jane bere ne sallen operative te Policise se Fierit, qe prej dites se dyte te ngjarjes, kur u premtua edhe nje shperblim prej 250 mije eurosh nga Policia e Shtetit. Por burime policore thane se me gjithe informacionin e servirur per pistat, dyshimet dhe autoret e mundshem, verifikimet e grupit hetimor nuk kane zbuluar prova konkrete. Qe prej dites se ngjarjes, jane rrezuar te gjitha pistat e ngritura dhe dyshimet per ekzekutorin qe thuhet se ka vepruar i vetem, ne atentatin para shtepise se deputetit te ndjere.