E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rruga e Rivieres, perfundon para sezonit turistik

Rruga e Rivieres, qe nis nga Tuneli tek Uji i Ftohte i Vlores e perfundon ne Sarande, pritet te perfundoje brenda muajit qershor, duke i paraprire keshtu ekspansionit te industrise se turizmit, qe po perjeton kjo zone vitet e fundit. "Riviera", ose Bregu (sic njihet nga vendasit), eshte pjesa e bregut te detit Jon, qe perfshin territorin nga Qafa e Llogorase dhe deri ne Kepin e Stillos, ne kufi me Greqine. Vecoria dalluese eshte se ajo perbehet vetem prej malesh dhe detit, diellit dhe klimes se embel, ullishtave dhe aromes se agrumeve. Ky bregdet karakterizohet pergjithesisht nga male dhe vargmale, qe bien pjerrtas nga ana perendimore me shpate te rrepireta mbi det. Ne kete rruge jane ne zbatim e siper 10 kontrata (lote). Gjatesia totale e saj eshte 70,125 km dhe vlera e ndertimit llogaritet 43 milione euro. Ne 6 lote, puna ka perfunduar pothuajse 100%, ndersa ne te tjerat punohet me ritme shume te larta per te perfunduar ne afatin e paracaktuar, qe eshte muaji qershor. Rruga do te jete me dy kalime, me 6.5 m pjesen e asfaltuar dhe dy bankina nga 1 m. Pergjate gjithe rruges eshte parashikuar edhe ndertimi i veprave te artit, si germime, ndertim themele muresh, puseta dhe tombino me beton. Po sipas eksperteve te transportit rrugor, ne punime jane perfshire edhe ndertimi i sinjalistikes, si vijezim i rruges, vijezim kalim kembesoresh, tabela treguese, delineatore, etj. Ne segmentin rrugor Himare-Potam, qe ben pjese ne zonen urbane te qytetit te Himares, ne projekt perfshihen rrjeti i kanalizimeve te ujerave te zeza.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›