Kalon ligji qe subvencionon kasat fiskale - PS vajton humbjen e takses partiake per bashkite dhe komunat
Me votat e mazhorances ka kaluar ligji i ri per taksat vendore e cila i ka ndalur rrugen praktikes se Rames per perdorimin e me shume se 20 milione eurove si takse partiake ne prag te zgjedhjeve te ardhshme vendore
Pas debateve te shumta parlamenti ka miratuar projekt/ligjin per disa ndryshime dhe shtesa ne ligjin per taksat vendore projektligj ky i kundershtuar ashper nga opozita.
Sipas deputeteve socialiste Mimi Kodheli e Arben Malaj qeveria me kete projektligj cenon autonomine vendore ndersa u merr taksapaguesve 23 miliard leke per tia dhene kompanive te kasave fiskale. Ky amendim vjen ne shkelje te rende te Kushtetutes se vendit keto ndryshime nuk jane konsultuar me asnje parti apo komune. Keni kthyer ne qellim ne vetvete njollosjen e Bashkise se Tiranes dhe te gjitha bashkive socialiste por nuk do te merrni asnje vote me shume nese mendoni se kjo eshte politika qe duhet ndjekur u shpreh deputetja Kodheli. Nderkohe ministri i Financave Ridvan Bode tha se ky projektligj nuk ka qellime politike por i sherben biznesit te vogel dhe pushtetit vendor. Ne vitin 2005 Bashkia e Tiranes kishte nje buxhet qe perbehej 60 per qind nga taksat dhe 40 per qind nga fondet qe merrte nga qeveria. Ne vitin 2009 bashkia ka nje buxhet qe perbehet 55 per qind nga grandet qe merr nga qeveria dhe 45 per qind nga taksat qe mbledh. Llogaria juaj eshte per kryetarin e bashkise dhe per ata qe mblidhni rreth vetes per tju bindur tha Bode.
Ne perfundim te debateve parlamenti miratoi me 72 vota pro projektligjin per taksat vendore projektligjin per artin dhe kulturen dhe projekt/ligjin per trajtimin financiar te piloteve ne pension.