NJË TELENOVELË E BEZDISSHME POLITIKE
Dikur, dijetari i njohur francez, Sent Bëvi, kishte ndërtuar këtë mendim: “Kur mendojmë sinqerisht të kaluarën, kur e kuptojmë mirë atë, do të thotë se e kemi vështruar saktë të ardhmen”.
Dhe kjo nuk duhet të jetë vetëm detyrim i njerëzve të rëndomtë, historianëve dhe opinionbërësve, përkundrazi, këtë duhet ta bëjnë njerëzit që profesionalisht merren me politikë, sepse ata ndoshta shumë më mirë do ta kishin kuptuar dhe menduar atë të kaluar. Nuk do të mjaftojë vetëm kjo nëse do të mungojë reflektimi ynë pozitiv ndaj historisë sonë kombëtare pavarësisht se kush e ka shkruar dhe si është shkruar.
Ka kohë që në një cep të Maqedonisë së Aleksandrit të Madh shfaqet një telenovelë politike skajshëm e gjatë dhe fare e papëlqyeshme, një telenovelë që shfaq bardhë e zi “…një pjesë të vogël të historisë së absurdit gjatë sundimit…” të deritashëm politik të Shkupit, Tiranës dhe kryeqendrave të tjera të gadishullit ilirik. Është një telenovelë ku defilojnë popuj nga më të ndryshmit, disa të hyjnizuar, disa të tjerë të idealizuar, disa me nacionalizëm vetëndëshkues, vetëshkatërrues (rasti i nacionalizmit serb), disa me emra politikë dhe autoktonë, ca të tjerë me emra të sajuar, të tjerët me emra të vetëhumbur dhe të gjithë “toptan” në vazhdimësi do të grabisin hise nga avllitë e të tjerëve. Një telenovelë që çuditërisht teleshikuesit e saj “mendërisht dhe emocionalisht” i mban të lidhur me të. Kjo telenovelë fillimisht do të karakterizohet me episodin dedikuar Sali Berishës, i cili do të monopolizojë dhe skllavërojë të gjitha institucionet kushtetuese të Shqipërisë, duke i strehuar ato në mbretërinë e tij politike. Kjo praktikë politike e tij është në kundërshti me teorinë e Monteskjesë që bën fjalë për “ndarjet e domosdoshme të institucioneve kushtetuese”! Episodi tjetër që ka lidhje me ngjarjet e Gostivarit, Universitetit të Tetovës, atë të B. Pazarit të Shkupit, Ladorishtit, Lubetenit, Brodecit, zgjedhjeve të parakohshme parlamentare… janë episode të paredaktuara, të palekturuara, ku do të defilojnë aktorë që kanë marrë role nga më të ndryshmit, duke filluar nga ato historike, nacionaliste, shoviniste dhe irredentiste. Tërësia e skenës së shtetit ku zhvillohen ngjarjet e lartpërmendura do të hetohet me një sërë monumentesh sakrale, si: teqe, kisha, xhami dhe manastire. Ca prej tyre edhe do të rrënohen dhe digjen, disa do të ndërtohen edhe me paratë e taksapaguesve që nuk i takojnë atij konfesioni fetar. Janë skenarë me shumë variacione, mizerabël dhe banale. Do të ishte absurde të thuhet se atij shteti nuk do t’i mungojnë as institucionet politike gjithsesi, të skllavëruara! Në atë shtet do të jetojnë “shqiptarë të (pa)arsyeshëm dhe maqedonas (i)rracionalë” dhe të tjerë “hazërxhinj” që do të përfitojnë nga zënkat e dy të parëve. Si të parët, ashtu edhe ata pas tyre do të bëjnë politikë të improvizuar, të udhëhequr me politikanë në tentativë, disa politikanë me qëllime të qarta, disa të paqarta, të errëta, disa prej tyre do ngulin këmbë që mos t’u binden këshillave të ndërkombëtarëve, politikanë me “ton armatosës, të tjerë me ton çarmatosës”, politikanë tmerrshëm agresivë dhe të inatosur që, asnjëherë nuk do të pandehin që të mëtojnë të thonë se ky shtet do të jetë i tyre, aq sa do të kenë nevojë për të. Shkupjanët do të thonë se kjo hapësirë është biblike dhe tërësisht u takon atyre, ndërkaq shqiptarët “qiraxhi” këtej Shqipërisë politike (sipas akademikëve të Shkupit) atë e duan si ilirik, jo të tërë, por, me kufi natyral, jo kufij rikonfiguralë të Konferencës horospi të Londrës…, jo deri te Gryka e Jerebinës! (Jerebina është një kodrinë afër Tetovës). Kjo telenovelë do të fillojë me episodin që bën fjalë për kohën e mëvetësimit të shtetit të Shkupit, i cili që në fillimin e ndërtimit të historisë së emrit, kishës autoqefale dhe gjuhës, do të kontestohet nga grekët, serbët, bullgarët… dhe për habi, jo edhe nga shqiptarët e Shqipërisë. Këta aktorë në një episod pasardhës të kësaj telenovele do ta bëjnë luftën, një luftë që ishte produkt i pabarazisë ekonomike, arsimore, sociale, historike, kulturore…, nga njëra anë dhe nga ana tjetër pjellë e intolerancës së një politike megalomane, provinciale dhe jofunksionale të pushtetmbajtësve. Politikanët e inatosur, më vonë do të ndërtojnë institucionin “Marrëveshja e Ohrit” që ishte një martesë me detyrim e paqes dhe luftës. Një tjetër episod i kësaj telenovele do të xhirohet në hapësirat e kryeqytetit të Rumanisë dhe tema e këtij episodi për objektiv do të ketë shkakun e mungesës së një ftese që do ta orientonte Shkupin për në NATO. Ndoshta këtë ftesë nuk e donin ata që udhëtuan për në Bukuresht! Ku ta dijë njeriu. Unë di se Shkupit edhe këtë fundvit do t’i mungojë kryefesta kombëtare. Politikanët shkupjanë nga Bukureshti do të kthehen “të drobitur” duke i numëruar gishtërinjtë. Mungesën e kësaj ftese diplomacia e Shkupit “do ta justifikojë me faktin” se grekët, para dhe gjatë bisedave (që nuk të lënë përshtypjen se një ditë do të përfundojnë), kanë parashtruar kushte të papranueshme, kushte që janë ”të mjerueshme, poshtëruese, nënçmuese dhe jofavorizuese (Të tilla kushte mandatari Nikolla dhe të tjerët që do të vijnë pas tij, gjithmonë do t’ia parashtrojnë palës shqiptare, gjithmonë kur do të formojnë koalicionin respektivisht qeverinë)!”
Janë edhe ca episode që tani xhirohen në kuadër të kësaj telenovele, një serial që u përngjan atyre të latino-amerikane dhe spanjolle, por që janë tipike për autorë ballkanas. Njëra prej atyre episodeve ka të bëjë me negociatat “karshi” një emri “tmerrshëm të denigruar” të Shkupit!
Mosnjohjen e emrit të shtetit të Shkupit, grekët do ta arsyetojnë me faktin se bërja e politikës nga ana e shkupjanëve është e një natyre shtinjake, se atyre u mungon kultura e dialogut dhe leksiku i mirëfilltë politik. Grekët me të drejtë do të thonë se, nëse Maqedonia e tyre mund të quhet e Egjeut, ajo bullgare si e Pirinit, atëherë pse kjo e fundit mos të quhet si Maqedonia e Shkupit ajo veriore ose e Vardarit. Shqiptarët në këto negociata nuk do të marrin pjesë, sepse ata, sinqerisht nuk e duan anëtarësimin e Shkupit në strukturat euroatlantike… dhe po të ngjajë kjo e fundit, atëherë atyre njëherë e përgjithmonë do t’u mbyllen rrugët në kërkim të alternativave tjera…, rrugët e kthimit të trojeve të tyre natyrale! Ndoshta kjo politikanëve të Shkupit do t’u përgjigjet dhe gjithsesi do t’u konvenojë, sepse edha ata definitivisht nuk duan të bashkëjetojnë nën një strehë me shqiptarët. Mua, për ta përfunduar këtë paragraf, do më duhet të them se këto negociata ndaj këtij emri më duken si ai “lëshimi i mjekrës me lesh të bardhë si të haxhi babës” së mëhallës sime.
Kjo telenovelë nuk do të ishte telenovelë e bezdisshme sikur unë - autori i këtij shkrimi - nuk do isha i bezdisshëm, sikur në të nuk do aktronin politikanë ku të parët do të hukatin duart nga të ftohtit, respektivisht politikanët të cilët nuk dinë, por që konsultohen, të dytët do të fërkojnë duart nga kënaqësia, por që dinë dhe pyesin dhe të tretët - ata të matufosurit, të zhgënjyerit nga disfata, do të numërojnë gishtat, respektivisht politikanët që nuk dinë dhe nuk përfillin mendjet e të tjerëve.