Mazhoranca midis kodit të ri dhe realitetit
Kodi i ri Zgjedhor, përveç të qenit standard i domosdoshëm i demokracisë, e ka vënë politikën shqiptare përballë shume ndryshimesh, përshtatja me të cilat pritet të jetë vendimtare për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ndryshimet më thelbësore janë pa dyshim ato të karakterit gjeopolitik, pasi sistemi proporcional-rajonal ka përmbysur totalisht hartën elektorale të vendit. Sipas një përllogaritjeje të thjeshtë, pritet që përcaktuese në zgjedhje të jenë tre-katër qarqe kryesore, disa prej tyre të konsideruar të parëndësishme në zgjedhjet e kaluara parlamentare.
Tirana ka mbetur sërish përcaktuese, ndërkohë që dyfishimi i numrit të deputetëve që pritet të dalin nga ky qark e bën atë sheshin kryesor të betejës së ardhme elektorale. Ndërkohë që një rëndësi të veçantë merr qarku i Fierit deri tani i injoruar elektoralisht në mënyrë të veçantë nga mazhoranca e djathtë. Me pothuaj 20 mandate parlamentare roli politik e elektoral i qarkut myzeqar bëhet determinues duke rritur në të njëjtën masë edhe interesin e partive politike për të nëse ato vërtet dëshirojnë t’i fitojnë zgjedhjet. Dua të mbetemi te këto dy rajone zgjedhore, jo se të tjerat nuk kanë rëndësi, por mendoj se do të jenë përcaktuesit e rezultateve të zgjedhjeve të ardhshme. Siç kuptohet edhe nga titulli, objekt i debatit tonë do të jenë marrëdhëniet apo më mirë raportet e mazhorancës me elektoratin në këto dy qarqe. Pa dashur të mohojmë sukseset e qeverisë në politikat makro konstatohet me lehtësi se raportet mazhorancë - elektorat janë të ftohta, për të mos thënë të ngrira, për arsye që me pak vëmendje mund të ishin shmangur e tejkaluar me kohë. Që të kuptohemi kur flas për mazhorancën e kam fjalën për PD-në e Kryeministrit Berisha, që për mua e ndoshta edhe për shumicën e shqiptarëve, është votuara e vetme për ta qeverisur këtë vend, pavarësisht devijimit të detyruar të votës tek të ashtuquajturit aleatë të saj.
Mosmirënjohje dhe izolim
Mendoj se hendeku PD - elektorat në Tiranë ka shkak kryesor të tij dy aspekte të shprehura qartësisht në këto vite të qeverisjes së pretenduar të PD-së, mosmirënjohjen e të zgjedhurve dhe izolimin e pushtetarëve e zyrtarëve nga strukturat politike në veçanti dhe elektoratit në përgjithësi. Të gjithëve mund të na kujtohet deklarata e Kryeministrit Berisha në fillim të mandatit qeverisës që synonte ruajtjen e komunikimit të ministrave, deputetëve dhe zyrtarëve të tjerë të lartë me elektoratin. Mund të themi pa frikë se i vetmi që e ka zbatuar “urdhrin” për mosmbylljen e telefonave është vetë Kryeministri Berisha. Komunikimi me të tjerët nëse mund të arrihet, konsiderohet me siguri si një sukses. Kjo mungesë komunikimi ka çuar në masë në një shkëputje të dukshme midis pjesës dërmuese të qeverisjes së PD-së dhe strukturave politike e elektorale të saj. Ndarja e padrejtë e pushtetit me aleatët fiktivë e ka bërë edhe më të theksuar hendekun me elektoratin, i cili ka të gjithë të drejtën të reagojë ndaj PD-së, pasi ka votuar për të ose në rastin më të keq për kë i kanë thënë drejtuesit e saj. Efekte më negative kanë ardhur si pasojë e “dhurimit” nga PD-ja të ministrive me impakt të madh elektoral si ajo e Arsimit dhe Shëndetësisë aleatëve fiktivë duke krijuar një distancë të panevojshme midis politikave qeverise të këtyre sektorëve jetikë dhe politikave elektorale të PD-së. Angazhimi në qeverisje i krerëve të zgjedhur të strukturave ka sjellë në masë shkëputjen e tyre me bazën, duke çuar në një mosfunksionim të konsiderueshëm organizativ të PD-së, veçanërisht në Tiranë. Ka një pakënaqësi të dukshme të militantëve dhe elektoratit që kanë të bëjnë pikërisht me këto politika mikro, të shprehura në format që thamë më lart. Një pakënaqësi ka shkaktuar pa dyshim dështimi i reformës administrative, shumë e ndjeshme për elektoratin e thjeshtë. Kur PD-ja premtonte luftën kundër korrupsionit, njerëzit e thjeshtë kishin parasysh zyrtarët e korruptuar që u zhvatin atyre paratë në këmbim të shërbimeve shtetërore e publike. Është tejet e vështirë t’u shpjegosh njerëzve me edukim mesatar efektin e jashtëzakonshëm të reformave politike e ligjore luftën kundër korrupsionit. Çdo argument e humbet vlerën kur qytetarët përballen sërish me ato fytyra zyrtarësh që ata i shikonin si konkretizim të korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin, kur PD-ja i denonconte publikisht ato si fenomene të qeverisjes së kundërshtarëve të saj politikë në fushatën e kaluar elektorale.
Këto janë disa nga problemet që e vënë PD-në, veçanërisht në Tiranë, në një pozitë të pakëndshme me strukturat dhe elektoratin. Por më mirë vonë sesa kurrë. Fillimi i fushatës zgjedhore në PD mund të shfrytëzohet në mos për të riparuar plotësisht, për të sqaruar dhe riformatuar marrëdhëniet qeverisje - PD - elektorat. Drejtimi i kësaj fushate në Tiranë nga z. Berisha ofron mundësi të mëdha të rikthimit të besimit, por natyrisht kërkon një përgjegjësi për situatën e krijuar si dhe një strukturë drejtuese e përfaqësuese, politike e elektorale të dominuar nga figura të pastra e dinjitoze që PD-së nuk i kanë munguar kurrë.
Fier, “çmedizimi”, si parakusht i suksesit
Duhet pranuar se në kushtet e vjetra zgjedhore, Fieri nuk e ka marrë vëmendjen dhe seriozitetin e duhur të PD-së. I konsideruar si bastion i së majtës, qarku i dytë për nga madhësia, jo vetëm elektorale, është nënvleftësuar, për të mos thënë është keqtrajtuar politikisht. Nëse ka elektorat të mazhorancës të injoruar nga qeverisja është pa dyshim ai i Fierit. Nuk e di në ç’rrethana apo për çfarë qëllimesh, por lënia e qeverisjes politike dhe administrative të Fierit në duart e Fatmir Mediut ishte një gabim me pasoja i PD-së. Pothuaj i gjithë pushteti dhe administrata, përfshi edhe drejtimin e degës së PD-së, është përcaktuar nga preferencat personale dhe vullneti më shumë se politik i z. Mediu dhe mund të konsiderohet pa dyshim si një “çiflig” politiko-ekonomik i tij.
Mundësitë e mëdha politiko- ekonomike që ofron ky qark kërkonin pa tjetër një vëmendje, njëherazi edhe një qeverisje më të drejtpërdrejtë nga e PD-ja si e mandatuara për këtë punë e elektoratit, mirëpo fatkeqësisht, nuk ka ndodhur kështu. Nafta, shëndetësia, arsimi, pushteti lokal, pronat e të tjera janë totalisht jashtë kontrollit të PD-së. Lënia e kaq shumë interesave e pushtetit në duar të një personi apo edhe të një klani, ka dëmtuar seriozisht raportet e PD-së me elektoratin e saj në Fier. Për shkak të një dominimi të tillë në pushtet të Mediut, qeverisja e PD-së në Fier mund të konsiderohet si inekzistente. Kjo është vetëm një pjesë e realitetit fierak, mirëpo në këndvështrimin tonë përbën thelbin e raporteve të pakëndshme të PD-së me elektoratin. Pasojë e kësaj situate janë një sërë rastesh të abuzimeve me pushtetin, por këto nuk do t’i trajtojmë sot, pasi do të jenë pjesë e një cikli shkrimesh që po përgatitemi t’i botojmë.
Rritja e rëndësisë politike të Fierit falë kodit dhe hartës së re elektorale, kërkon natyrshëm një vëmendje të veçantë nga PD-ja dhe lidershipi i saj. Duket se reflektimi i PD-së në këtë pikë ka filluar. Emërimi në krye të grupit të punës të dy figurave të njohura e autoritare,ministrave Sokol Olldashi e Enkejled Alibeaj,tregon për një rritje të dukshme të interesimit politik e elektoral për këtë qark. Natyrisht që sfida kryesore, jo vetëm e Olldashit dhe Alibeajt, mbetet “çmedizimi” i strukturave drejtuese të PD-së dhe qeverisjes. Rikthimi i Fierit në qeverisjen e PD-së vlerësohet pothuaj publikisht si parakusht i pakalueshëm në se mazhoranca kërkon me të vërtetë një sukses në qarkun e dytë më të madh elektoral të vendit. Nënvleftësimi i Fierit dhe sidomos asaj që ndodh me politikën dhe qeverisjen e tij, do të ishte një gabim fatal i PD-së. “Çmedizimi” i politikës do të ishte vetëm hapi i parë i një strategjie elektorale që detyrimisht e vë fierin në qendër të vëmendjes së PD-së.