Shenja krize te "Berluskoni" Aleatët tensionojnë situatën
Një aleat i fuqishëm i Kryeministrit italian Silvio Berluskoni ka hedhur fjalën për zgjedhje të parakohshme nëse qeveria nuk vazhdon me qëndrimin e saj ndaj emigracionit dhe kjo pas një jave luftërash të brendshme në qeverinë e Kryeministrit Ber-luskoni. Ky i fundit nuk duket se ka shanse për ta humbur pu-shtetin e tij së afërmi, duke qenë se qeveria e tij i ka nën kontroll të dyja dhomat e Parlamentit dhe vazhdon të mbesë popullor te bashkëkombësit, pavarësisht skandaleve të muajve të fundit. Por, këto skandale, nga ana tjetër, e kanë dobësuar Kryeministrin politikisht dhe referenca që Lega e Veriut, një parti me një qëndrim të theksuar antiemigracion, i ka bërë së fundi zgjedhjeve të para-kohshme, tregon se kohë jo fort të mira po përvijohen në kabinetin e Kavalierit. Shefi i Legës, Umberto Bosi, javën që shkoi u fërkua me një tjetër partner shumë të rën-dësishëm të qeverisë, spikerin e Dhomës së Ulët, Fini, i cili ka mbështetur të drejtat që duhet të kenë emigrantët. Sipas Bosit, Fini me këtë mbështetje kreu një "vetëvrasje politike". Fini, një ish-neofashist që tashmë ka shkuar më në qendër, ka deklaruar se mohimi i të drejtave ndaj emi-grantëve nuk ishte gjëja e duhur dhe se nuk kishte as arsye dhe as mëshirë të krishterë. "Fatmirë-sisht Lega është shumë e fortë në Parlament dhe të gjithë janë të detyruar që të na ndjekin ne", ka thënë Bosi, i cili rrëzoi nga pushteti qeverinë e parë të Berlu-skonit në vitin 1994, duke i hequr asaj mbështetjen. "Edhe aleatët tanë duhet të thonë "po", sepse nëse Lega nuk e jep votën e saj për projektet e mëdha asnjë syresh nuk do të votohet. Dhe në një rast të tillë të gjithë do të shkojmë drejt zgjedhjeve të parakohshme", ka deklaruar Bosi në një konfe-rencë për shtyp në fundjavë. Bosi tha se nuk i donte zgjedhjet, por donte që axhenda e reformave të tij të ecte përpara. Komentet janë bërë në përfundim të një jave me tensione të theksuara brenda koalicionit qeverisës, pasi Berlu-skoni përmes gazetës së familjes së tij "Il Giornale", akuzoi Finin për flirtim me opozitën, ndërsa Fini publikisht replikoi me Berlu-skonin në lidhje me probleme të brendshme të partisë. Sipas disa komentatorëve, zënkat e fundit mund të jenë tregues i një krize që nuk do të mbetet vetëm me kaq dhe ndoshta një tentativë për të zëvendësuar vetë Berluskonin që ka bërë shumë armiq, ndërsa është shndërruar në epiqendrën e skandaleve seksuale të njëpa-snjëshme. Fini është konsideruar shumë shpesh si trashëgimtari më i mundshëm i Berluskonit, por dalja e Finit në një konferencë me partinë centriste UDC tregon se shanset më të mëdha janë që ai ta lërë Berluskonin dhe të bashkojë forcat me Pier Ferdi-nando Casinin e qendrës.