Kongoli: Grindem me veten kur shkruaj
Kapela, palltoja dhe çanta e zezë
e bëjnë të duket tepër serioz.
Afrohet më shumë dhe buzëqeshja
e bën më të afërt. Nis të
flasë qetë, shumë qetë. Burri përballë
është Fatos Kongoli. Shkrimtari. Ai që
vetëm pak kohë më parë, mblodhi në
Akademinë e Shkencave, lexues e dashamirës,
për t‘i njohur me romanin e
fundit "Bolero në vilën e pleqve". Urimit
për romanin e ri, i përgjigjet: Bëra çmos
që të dilja në një hapësirë tjetër. Të mos
përsëritja veten, megjithëse e di që
ekziston edhe ajo teoria e famshme që
një shkrimtar vazhdimisht shkruan të
njëjtin libër", bën shaka ai. E megjithatë,
thekson se kësaj here, vërtet që dëshironte
të bënte një libër ndryshe, sepse
letërsia kështu është, gjithnjë në kërkim
të ndryshimit... Edhe kësaj here u izolua
për një kohë të gjatë. Kështu ka qenë
ngaherë për të. Procesi i të shkruarit për
Fatos Kongolin është vetmitar. Gjithnjë
kështu. Të gjithë e dinë mirë. Askush nuk
e di çfarë shkruan. Asnjë ngacmim nga
"faktorë të jashtëm". Edhe bashkëshortja
tërhiqet. Ka qenë një pakt i vjetër, që kur
u njohën. Ajo nuk duhet të bëhej kureshtare
për çka shkruante ai, asnjëherë,
edhe kur libri do të ishte dorëshkrim...
njësoj si lexuesit e tjerë ajo do ta lexonte
librin e ri të bashkëshortit të saj shkrimtar,
vetëm kur të dilte, njësoj si të gjithë
lexuesit e tjerë. Kështu vazhdon ende,
edhe pas shumë vitesh martesë. Ajo ka
mësuar të presë, tani e njeh mirë këtë
"huq" të të shoqit. Me kohën i ka kaluar
kureshtja, sepse ai në këtë pikë, nuk di
të tolerojë... Ndoshta, ndodh sepse ai
nervozohet mjaft kur nis të shkruajë
një libër. Thotë se kur shkruan, bëhet
shumë nevrik, me veten, jo me të tjerët,
e madje as me personazhet të cilët
ndërkohë krijon. Fatos Kongoli nuk e
rrëfen procesin e të shkruarit "sepse një
gjë që tregohet, nuk mund të shkruhet
pastaj". Përballjen me atë çfarë shkruan
e quan një proces shumë të vështirë.
Zgjat, është një proces i lodhshëm, i
mërzitshëm, dekurajues që shumë rrallë
të jep një lloj kënaqësie. "Të paktën në
praktikën time, kështu ndodh. Nuk kam
asnjë dëshirë të ndaj me të tjerët çfarë
shkruaj, sepse mendoj se kështu ajo
do të humbasë", thotë ai. Hera-herës,
i ndodh ta shkruajë një roman për një
kohë shumë të shkurtër, e herë të tjera,
për një kohë më të gjatë. Sipas tij, kjo
varet faza në të cilën ndodhet, por edhe
nga vetë libri. Çdo libër ka praktikën e tij,
ka një histori të vetën. "Ka libra që mezi
eci në fillim. Më duket vetja tërësisht
fillestar. Më duhet të pres të shkoj deri në
gjysmë të librit, në mënyrë që t‘i mbush
mendjen vetes se do ta shkruaj deri
në fund atë. Kjo
më ka ndodhur
në përgjithësi me
shumicën e librave.
Në fillim kam
qenë rob i tyre,
më kanë tërhequr
prej fyti dhe unë
nuk kam qenë në
gjendje t‘i zotëroj,
mirëpo ka ardhur
një moment pastaj,
gjithmonë
pasi kam shkruar
gjysmën e librit,
që kam ndier se
tani e kam unë
në dorë librin, historinë", vazhdon më
tej shkrimtari. Rrëfen se ndodh të ketë
edhe raste kur nis të shkruajë pa asnjë
ngërç. E atëherë, ndalet. Kjo shpejtësi e
tremb vërtet. Nuk beson në historitë e
shkruara lehtë. Ashtu sikundër ka raste
kur ecën me të njëjtën shpejtësi deri
diku dhe pastaj "ngec siç ngec sharra
në gozhdë", (qesh). Atëherë i duket sikur
nuk sheh asgjë. Sikur ndodhet para një
muri dhe kështu vijnë edhe momente
vërtet shumë të vështira ku i ngjan sikur
ka hyrë në një qorrsokak...
"Ia dola!", kështu mendon sa herë
merr mendimin e lexuesve. Kjo ka më
shumë rëndësi për Fatos Kongolin. Dhe
bindet për këtë gjithnjë e më shumë, me
vitet, me eksperiencën, me mënyrën e të
shkruarit... sepse sigurisht që e shkruara
perfeksionohet. E para vjen prirja, por
ajo përpunohet me kohën, gjatë gjithë
jetës, me dëshirën e vazhdueshme për
të punuar, për të studiuar, për të lexuar,
për të njohur. "Të shkruarin nuk ka
shkollë që ta mëson, sepse krijimi është
shumë metafizik. Për mua, e shkruara
është zanati, (sepse i tillë është) më i
vështirë për ta mësuar si duhet. Por pa
dyshim që pasi kupton se ke të dhëna,
vjen puna e këmbëngulja. Të nevojitet
kultura, njohja e mjeshtërve të mëdhenj
të letërsisë. Ata janë shkolla e vërtetë.
Edhe përvoja jetësore është një kusht
i domosdoshëm. Sepse thonë se proza
kërkon shumë pjekuri", thekson Kongoli,
i cili studimet e larta i kreu në Kinë
për Matematikë. "Vërtet kam studiuar
për Matematikë, por nuk ishte një prirje
e imja. Studiova këtë degë, sepse ashtu
u desh në atë kohë, por dëshira ime
dhe prirja ime, që në
fëmijëri ka qenë në
fushën e letrave", kujton
ai. Fatos Kongoli
tregon se te romani
"Lëkura e qenit",
ndodhet një vjershë
e shkurtër të cilën e
ka shkruar në klasën e
katërt fillore. Ndoshta
ajo është edhe i pari
"dokument" që ka
hedhur në letër. Më
vonë, shkroi të tjera
poezi, vjersha... Nuk
ka mbetur asnjë prej
tyre, kanë humbur...
Me kohën ai i la ato, iu kushtua prozës.
Por vazhdon të lexojë shumë poezi.
Thotë se në Shqipëri ka shumë poetë të
mirë, ndoshta më shumë se prozatorë të
mirë. "Të shkruarit poezi, duhet të jetë
një prirje e lindur për shqiptarët", shton
shkrimtari. Ai, zgjodhi prozën...
Zëri i qetë, ndryshon kur rrëfen
fëmijërinë. Ajo gjithnjë u referohet pushimeve
të verës në Elbasan, edhe pse
Fatos Kongoli u rrit në Tiranë. Të shumta
janë kujtimet prej saj. Në mendje i
kanë mbetur lagjet e vjetra të qytetit të
Elbasanit. Rrugicat i kujtohen akoma.
Sigurisht, ato vazhdojnë të jenë aty, por
nuk ruajnë të njëjtën aromë si atëherë.
"Shtëpia e gjyshes ka qenë pranë asaj
xhamisë, që deri vonë ka qenë me minare
të thyer, sepse një aeroplan ishte
rrëzuar dhe e kishte dëmtuar. Shtëpitë
elbasanase kanë qenë me oborr të gjitha,
me shumë portokaj...". Ndalet pak. Ai ka
qenë një fëmijë si gjithë të tjerët. Nuk ka
qenë i veçuar, por as grindavec. Në rini
ka qenë i hedhur. Kur mbyllej pastaj...
kjo pjesë është tjetër gjë. Dhe i rikthehet
edhe një herë procesit të të shkruarit...
"Unë asnjëherë nuk e kam kërkuar vetminë.
Kur fillova të mendoja seriozisht
për të shkruar, atëherë nisa të kërkoja
pak shkëputje, sepse letërsia nuk mund
të bëhet ndryshe. Ajo kërkon kohë, reflektim.
Është natyra e punës e tillë, e
cila të kërkon të mbyllesh, të reflektosh,
të distancohesh", rrëfen shkrimtari. E
vërtetë që për të e shkruara ka kaluar në
disa etapa. Ka qenë ndryshe në komunizëm.
Atëherë vepronte autocensura
para se të kalonte te censura. "Kur lexoj
çfarë kam shkruar në atë kohë, kam të
njëjtën ndjesi sikur jam duke parë në
album fotografitë e një epoke tjetër. E di
që aty je ti, por të duket edhe sikur s‘je ti.
Je ti në një epokë tjetër, por nuk je ai që je
sot. Ka gjëra që unë kam shkruar atëherë
që kur i lexoj sot them paskam qenë
vërtet njeri i zgjuar e për disa të tjera më
vjen turp që i kam shkruar, por ashtu
ka qenë koha", komenton. Dhe thotë
me bindje të plotë se krijimtaria në atë
kohë, nuk mund të ecte paralelisht edhe
me jetën personale. Ka një ndryshim
thelbësor atëherë dhe sot. Raporti mes
tyre ka qenë disi artificial. "Nuk mund
të them që letërsia që unë shkruaja ka
qenë paralele e jetës sime. Ishte një gjë
që e bëja, sepse nuk mund të rrija pa
shkruar, mirëpo kur unë e kuptova se
ç‘është letërsia e vërtetë, atëherë ndjeva
se kishte ndryshim të madh. Pas viteve
‘90, nisi që jeta dhe letërsia të ecnin
paralelisht me njëra-tjetrën, gati-gati
ishin të pandara", thotë ai. Biseda është
e gjatë, e qetë si zëri i shkrimtarit. Thotë
se një herë, kur e pyetën se cili ishte libri
që do të kishte dashur ta shkruante,
ishte përgjigjur romani "I huaji" i Alber
Kamy... Tani jo më. Thotë se do të kishte
dashur të shkruante një libër tjetër. Atë
të autorit portugez, Fernando Pessoa.
"Libri i paqetësisë" mund ta titullojmë
në shqip. Nuk është roman, është një
formë ditari, mbresa të këtij autori.
Është një mrekulli. Pikërisht këtë libër
do të kisha dashur ta shkruaja unë". A
ka nisur të shkruajë ndonjë roman të
ngjashëm? Shkëndija ka...