NUK ME DUKET SHAKA E MIRE, O BLUSH!
Tentativat a sprovat për të divulguar historinë e një populli, nëpërmjet paraqitjes me anë të një forme artistike të të shprehurit siç është romani, padyshim janë nga format më të vështira të paraqitjes së vetes para të tjerëve. Ndoshta kjo sepse asnjë talent a teknikë të shprehuri nuk mund të zëvendësojë studimin e thellë të problemit që paraqit. Dhe kjo në një sferë shumëdimensionale. Plaku Dritëro në këtë rast mund të përsëriste atë fjalinë e vet gjysmë legjendare: "T‘i thërresësh popullit duhet autoritet, ndryshe nuk të dëgjon as lagja". Ajo që mund të të justifikojë në tentativën divulguese për të paraqitur historinë në roman, mund të lidhet ndoshta me atë që personazhi i Hygoit te "Njeriu që qesh" u thekson njerëzve: "Unë po flas para jush. Kush ka veshë të mëdhenj do dëgjojë marrëzira, kush i ka të vegjël do t‘i dhëmbin...".
Natyrisht në Shqipëri ka pasur e ka tentativa si ato të Ben Blushit për të divulguar historinë kombëtare edhe në formë romani. Po sa më sipër me autoritet dhe njohës të mirë të historisë së kombit të tyre. Shembullin më të mirë ndoshta e gjejmë te Konica dhe Fishta. Të dy patriarkë të vërtetë, që, megjithëse mbajnë kamxhik të rëndë në dorë, të rrahin si mund të rrahë babai. Dhe jo një baba i varfër në dije e njerëzillëk. Mund të përmendim në këtë përpjekje dhe Kadarenë apo Godon. Duke lexuar skiç romanin e Blushit dhe duke e dëgjuar në emision gjatë, kam idenë se nuk para i ka vënë shumë veshin asaj që lidhet me vështirësinë e paraqitjes në formë të divulguar të historisë sonë në vitet e periudhës turke.
Që populli shqiptar ka rrojtur midis Perandorisë Romake të Lindjes dhe Perëndimit dhe nuk është civilizuar mund të ketë pafundësi shkaqesh. Unë besoj se më seriozi ka qenë se Shqipëria ishte një vend tranzit për tërë llojet e agresorëve që kalonin, plaçkitnin, vidhnin e iknin. Fakti që e nderon këtë popull, i cili ka në fatkeqësinë e vet të barabartë vetëm hebrenjtë, lidhet me ruajtjen e gjuhës. Të tjerë kanë përdorur mjete të tjera për identitetin, p.sh. fenë. Nuk e di se cila është më e rëndësishme gjuha apo feja. Vetë anoj te gjuha. Vetë Skënderbeu, që njihet nga gjeneralët më të mëdhenj edhe të krishterimit, edhe të historisë, nuk para e çau kokën për fenë e tij. Edhe kur e ndërroi për herë të fundit nuk shfaqi pendesë për ç‘kishin bërë të parët e tij. Nuk dihet të ketë thënë se luftoj për Krishtin apo Muhametin, megjithëse Papa e quante një atlet të Krishtit. Në fushën e betejës përpiqej të imitonte Pirron e Epirit si babanë e tij e jo Krishtin. Muhameti dhe Krishti janë profetë të mëdhenj. Muhameti ndoshta ca më i zoti, siç e theksojnë shumë prej atyre që i njohin këto punë, pasi veç fjalëve, bëri dhe vepra të karakterit praktik. Pra, ishte dhe orator, edhe burrë shteti e udhëheqës. Po kjo nuk ka asnjë rëndësi. Në pikëpamje të zhvillimit ata ishin sa udhëheqës që lëvizën shoqërinë, aq dhe frenues.
Krishterët bënë masakra në periudha të caktuara të historisë. Kjo jo vetëm në kryqëzata, po dhe në djegie dijetarësh të mëdhenj. Të atyre dijetarëve që mësuan në Perëndim veprat e përkthyera të antikitetit prej arabëve myslimanë. Kjo periudhë ishte ciklike. Pra, herë njëra fe ishte më e përparuar e herë tjetra. Fakti që otomanët përparuan gati si në gjalpë në Evropën e krishterë në fillimet e veta nuk ishin vetëm barbarë, por dhe se ishin më të përparuar se shoqëritë e Evropës së atëhershme. Të një Evrope që vinte prej kryqëzatave dhe një terri padijeje e që kishte disa shekuj që përpëliste popujt e tyre.
Instinkti i popullit shqiptar ishte gjenial, kur vuri para fesë gjuhën. Dhe në këtë pikë, unë si laik, jam shumë më i lumtur se fqinji im që vë fenë dhe në pasaportë si detyrim ligjor. Është arsyeja e gjuhës që tre themeluesit realë të kombit (Naimi, Fishta dhe Noli) janë tre përfaqësues fesh të ndryshme, që bërtasin thuajse në kor me parullën e Rilindjes: Feja e shqiptarit është shqiptaria. Këta tre themelues janë dhe tre nga njerëzit më të ditur të historisë së Shqipërisë. Në krahasim me ta, asnjë hoxhë injorant apo nëpunës kishe alla Janullatos s‘ka ç‘të na mësojë as sot e as nesër.
Një shembull të përzierjes së feve mund ta dinte dhe Blushi në librin e tij. Duke folur gati me mëshirë për Sali Berishën, Blushi kërkon të përziejë si gati personazh të njëjtë Sali Berishën me Sali Butkën. Për të përforcuar atë idenë fatkeqe të të qenit myslimanë. Po them dy fjalë për Sali Butkën, i cili paska djegur Voskopojën. Sali Butka është nga patriotët më të mëdhenj të Shqipërisë dhe jo si mysliman. Është nga ata pjesëmarrësit e Kongresit të Manastirit që fiksuan gjuhën shqipe, pa të cilën Blushi nuk do ta shkruante dot atë librin e tij. Pastaj është nga ato rojet e besuara të një prej mësuesve më të mëdhenj të shqipes, nga ku mund të kenë mësuar dhe gjyshërit e Blushit, meqë është nga ato anë. Pra, është mbrojtësi zyrtar i Petro Nini Luarasit dhe e ruante prej të vëllezërve të krishterë grekë, që më së fundi e helmuan. Dhe veç të tjerave është nga themeluesit e Republikës së Korçës, bashkë me të krishterin po aq patriot, Themistokli Gërmenji. Dhe siç pajtohen shumë historianë, edhe të huaj, pa Sali Butkën zor të kishim sot Korçë a Gjirokastër. Se Sali Butka ka mbajtur dhe mbrojtur me kohë të tëra Bajo e Çerciz Topullin. Në është djegur Voskopoja këtë nuk e ka bërë Sali Butka, po arhondët e Voskopojës, apo andartët shqiptarë të veshur me rroba greke. Sali Butka vetëm u tha këtyre ditëzezve të hiqnin flamurin e Greqisë nga ato çatitë e tyre. Kjo siç e shkruan historinë në formë të divulguar dhe mjeshtërore në roman plaku Godo.
Unë besoj se prapambetja e Shqipërisë nuk ka lidhje as me Islamizmën e as me Krishtërimnë. Patriotët e mëdhenj të Shqipërisë janë edhe myslimanë, edhe të krishterë, edhe katolikë, siç thashë më sipër. Prapambetja e Shqipërisë vjen, duke perifrazuar Konicën, nga një grumbull palaçosh politikë, që mbasi rrjepin e vjedhin pa pushim vendin e tyre, qeshin me fatkeqësinë që e kanë krijuar po vetë ata. Plaku Dritëro thotë diku se populli nuk është kovaçi as muratori, populli është Naimi. Dhe Naimit mysliman, Fishtës katolik e Nolit ortodoks u binden në gjunjë të tërë. Ata na e mësojnë shqipen dhe kur e shkruajnë historinë kombëtare në formë të divulguar si roman. Këtë besoj duhet ta dijë dhe Ben Blushi si shkrimtar i ri.