E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në punë,vdes 18-vjeçari

Një punëtor ka gjetur vdekjen dje në Kukës në vendin e punës. Arif Gjoceraj, 18 vjeç, nga fshati Myç-Mamëz ka humbur jetën teksa punonte në një ofiçinë. Burime të policisë thonë se 18-vjeçari ka gjetur vdekjen nën një mjet që ishte ngritur me krik hidraulik. Kriku nuk e ka mbajtur automjetin dhe kështu e gjithë pesha e makinës ka shtypur djaloshin duke e lënë të vdekur në vend. Mësohet se shokët e punës ishin munduar t‘i jepnin ndihmën e shpejtë, madje e kanë dërguar edhe në spital, por shpëtimi ka qenë i pamundur. Një mjek i urgjencës pohoi me keqardhje se "pesha e automjetit e kishte shkatërruar në gjoks dhe në spital erdhi pothuajse pa frymë". Ky është aksidenti i parë i këtij lloji në Kukës gjatë këtij viti.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›