DERI KU SHKON MODERACIONI I PS?
Iniciativa opozitare për të ridimensionuar kaq gjerë politikisht reformën zgjedhore dhe, në mënyrë të veçantë, sistemin që do të jetë baza e zgjedhjeve të ardhshme, me gjithë rëndësinë shumë përcaktuese që ka për të realizuar një standard të ri zgjedhor në Shqipëri, nuk është aspak i justifikuar me sfondin e ngjarjeve që mbërthyen mazhorancën pas skandalit të Gërdecit. Në një situatë kur akoma vdesin njerëz nga kjo tragjedi që ka përmasat e skandalit më të madh të korrupsionit e krimit shtetëror, është një komoditet politik arratisja që bën nga kjo temë PS dhe servirja në axhendën politike të ditës i diskutimit të ligjit elektoral dhe ndryshimit të Kushtetutës.
Oksigjen politik më të pastër se ky nuk mund të ketë për mazhorancën, veprim që nuk mund të justifikohet me asnjë lloj detante politike të domosdoshme për të plotësuar standardet dhe kushtet e vëna për anëtarësim në NATO. Nën zë, mesa duket shumë krerëve socialistë u intereson ta kalojnë përmes tymit çështjen e Gërdecit, ashtu si edhe kompromisin me PD për ligjin e zgjedhjeve, duke përfituar njëherësh në dy drejtime: Në defaktorizimin e një çështjeje që implikon, për fat të keq edhe emra të njohur të saj, ashtu edhe në garantimin e mbijetesës parlamentare përmes një sistemi që i fsheh brenda listës mjaft prej këtyre emrave.
Nuk mund të jetë bindës argumenti se PS, në emër të një politike të re dhe një moderacioni në sjelljen ndryshe nga paraardhësit në veprimin politik, t‘i krijojë kaq shumë hapësirë kundërshtarit të saj, sa të investohet për të shmangur vëmendjen publike e politike nga çështja e madhe aktuale e Gërdecit, te çështja e rëndësishme e ligjit zgjedhor, por që ka hapësira për të pritur. Moralisht, çdo veprim i sforcuar që do të bëjë PS për Gërdecin, nuk mund ta shpëtojë atë nga pazari i qartë politik ku ajo është futur dhe po investohet, pavarësisht çmimit të lartë publik që do të ketë nesër, apo demagogjisë së dalë boje për politikë të re, një fjalor me aq inflacion sa po zbret skajshëm kreditet e saj të fituara pas zgjedhjeve lokale të 18 shkurtit.
Ajo që komprometon veprimin politik të PS-së, sepse për aleatët e majtë të saj nuk mund të flitet më, është fakti se mazhoranca, megjithëse e lodhur shumë nga provat e pakundërshtueshme të kapjes së saj, ka guximin t‘i bëjë karshillëk PS-së me propozimin e një sërë ndryshimeve kushtetuese, ku në klimën politike e sociale që mbizotëron në vend, nuk ka fije morali për t‘i tentuar, e jo më për t‘i bërë. Megjithatë, ajo guxon, pasi ka marrë garancitë e nevojshme të mirëkuptimit me forcën kryesore të opozitës, sa të prekë ndër të tjera edhe institucionin kushtetues të KQZ-së, për të cilin gati dy vjet më parë u bllokua Parlamenti.
Ta ketë harruar vallë PS gjithë atë investim të dy viteve më parë të të gjithë frontit opozitar në mbrojtje të institucioneve kushtetuese, apo "moderacioni" i sotëm politik e kërkon një sakrificë të tillë?! Nuk e di nga ç‘argumente nisen sot specialistët juridikë dhe deputetët juristë të PS-së, që institucioni i KQZ-së (njëri nga ata e shqipton ‘insicioni‘ ) duhet të hiqet nga mburoja kushtetuese dhe të kalojë si një organ administrativ, i pavarur dhe profesionist, por për një gjë jam plotësisht i bindur: PS po i jep edhe një mundësi më shumë Berishës të manipulojë zgjedhjet. Në mos nga padija e saj juridike, gjë që nuk jam i prirur ta besoj, nga një marrëveshje e heshtur ku lëvizin vetëm interesat e dy liderëve të sotëm aktualë politikë, ku shënjestër mbetet pushteti absolut, i pakontrolluar dhe i pacenuar.
Vërtet KQZ është një institucion i instrumentalizuar politikisht, por kjo kurrsesi nuk mund të zgjidhet me heqjen e statusit aktual që ka ky organizëm dhe kalimin e reformimin e tij sipas formulave të njohura të Berishës. Vetë fakti që ai do e shesë këtë ligj dhe disa ndryshime të tjera, në këmbim të mbështetjes për ligjin zgjedhor, tregon se i ka llogaritur mirë efektet pozitive në favor të tij kur ato të bëhen. Makijazhi juridik i institucionit të pavarur, normalisht nuk do të jetë aspak një produkt më i besueshëm dhe më garantues se sa Komisioni i Shërbimit të sotëm Civil, ku asnjë socialist i larguar nga puna nuk merr mbështetje dhe nuk i jepet e drejta nga DAP-i, apo tani, edhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Këshilli Drejtues i RTSH-së dhe KKRT-së e të tjerë. Nëse këto modele të institucioneve, që duhej të jenë të pavarura, nuk i bindin juristët dhe specialistët e PS-së, mundet të krijojnë precedentin e konsensusit për të ndërhyrë te ky organ dhe pasojat nuk do të ketë mundësi t‘i riparojë asnjë lloj dorëheqjeje apo ndëshkimi politik.
Realisht sot KQZ është një institucion i instrumentalizuar politik, ku sistemi i mbivotimit nën motivimin militantist të hapur të përfaqësuesve të PD-së është bërë përcaktues, por kjo nuk është rruga e reformimit dhe e pavarësimit të këtij institucioni. Nuk janë mangësitë ligjore ato që kanë deformuar statusin dhe punën e KQZ, por janë veprimet antiligjore të përfaqësuesve të spektrit të djathtë, që në mënyrë koherente kanë shkelur hapur ligjin, duke abuzuar me statusin që kanë, ato që kanë deformuar shtyllën kurrizore të këtij institucioni. Ata që i kanë inspiruar e mbështetur në këto iniciativa janë përsëri aty, të motivuar për t‘u sjellë përsëri kështu, prandaj është një fanta-politikë të besosh se me kalimin në një status më të ulët të KQZ dhe ndryshimin e personazheve të sotëm të saj, gjërat do të rregullohen dhe imazhi jo vetëm do të përmirësohet, por do të ketë efekte pozitive në zgjedhjet e ardhshme.
Garancia që jep mazhoranca për këtë është argumenti i saj për të sjellë profesionistët e pavarur. Shumë naive kjo për t‘u besuar, aq më shumë që shembujt realiteti i ka krejt të kundërt. Në Shqipëri vërtet ka juristë e profesionistë me integritet, por është e vështirë që ata të bëhen pjesë e këtij institucioni që kërkohet të kalojë ‘ad hoc‘, aq sa është akoma më e vështirë që ata të jenë krejtësisht të pavarur e jashtë sensibiliteteve politike. 17 vite pluralizëm nuk na kanë dhënë ndonjë shembull referent të specialistëve të pavarur, që kanë vendosur jashtë sensibilitetit politik, kur ka qenë fjala në vendimmarrje të rëndësishme. Shembulli po kërkohet të bëhet me KQZ-në, ku me gjithë defektet e saj të shumta, ka një nen që përcakton vendimmarrjet e rëndësishme, e që ka ngushtuar e bllokuar veprimet joligjore të mazhorancës.
Skema është e llogaritur edhe për ndryshimin e këtij institucioni nën veshjen e dalë boje të asaj që po spekulohet si reformë, të cilën paskan filluar ta besojnë në këtë rast si të vërtetë edhe në PS. Gjata dhe të tijtë do të sakrifikohen për të sjellë të pavarurit dhe specialistët që kanë emra të ngjashëm me të Gjatës, Spahiut, Kristos e të tjerë. E këto soj emrash të "pavarur" do zbresin edhe në bazë, duke i lënë dorë të lirë Berishës për t‘i lexuar e interpretuar rezultatet, sipas oreksit të tij. Do të kemi tashmë një KQZ të pambrojtur nga ligji themeltar i shtetit, të cenueshëm lehtësisht në veprimtarinë e tij nga iniciativat ligjvënëse të mazhorancës. Xhafa do të jetë shumë i vonuar për të reaguar kur do të ballafaqohet me të pavarurit e ardhshëm të KQZ dhe relacioni i tij i sotëm do t‘u ngjajë vetëm përrallave me personazhe demokratikë. Mbase dhe sigurisht që ai është i detyruar ta bëjë një gjë të tillë, sepse një përvojë e shkurtër politike dhe njohuri minimale juridike janë të mjaftueshme për ta mbrojtur KQZ dhe për të mos e pranuar në mënyrë kategorike ndryshimin e propozuar. Mirëpo, ai e di, pse është i detyruar ta bëjë dhe të tjerët ta mbështesin!!!
Propozimi që vjen nga PD për të ndërhyrë në këtë ligj është shumë i qartë për t‘u lexuar: Ajo kërkon të imponohet shumë më tepër dhe në mënyrë përcaktuese në KQZ, të vendosë ashtu siç vendos në të gjitha organet e tjera kushtetuese të "pavarura"! Në KQZ-në aktuale nuk mund të merret asnjë mandat deputeti pa kaluar përmes votimit të cilësuar, pra 6 me 3, raport që mazhoranca nuk e disponon aktualisht. Këtë aset pozitiv që ka opozita në dorë dhe që i ka dhënë disa garanci mbrojtëse, e lëshon çuditërisht duke i bërë një atentat të hapur rezultatit të pritur të zgjedhjeve të ardhshme. Mungesa e vendimmarrjes absolute është ajo që e vuri në lëvizje mazhorancën për të bërë një ndryshim në statusin e KQZ, institucionit të vetëm të pabindur plotësisht. Nëse PS po e bën këtë lëshim, atëherë kjo nuk vjen aspak si rrjedhojë e një vizioni të ri të kësaj force politike, por i shitjes paraprake të standardeve të zgjedhjeve, në këmbim të lëshimit që duhet të bëjë PD për sistemin proporcional dhe listat e mbyllura, e ndaj të cilit është afektuar aq shumë partia më e madhe e opozitës. Dikujt ia kanë zënë bishtin kaq keq në PS, sa lëshon aty ku duhej mbajtur aq fort, sa të sakrifikonte qoftë edhe me ligjin zgjedhor. KQZ është fundi i mbrojtjes së mundshme të zgjedhjeve dhe rezultatit të tyre, ajo që do vijë më pas do të jetë siç janë shembujt e shumtë; një zgjatim i administratës së sotme, rudiment me të gjitha të zezat që po shfaq ajo. Mund të lodhet Xhafa me Islamin të japin lloj-lloj argumentesh e standardesh, përvojash e referencash europeiste, por hapur jua them, se janë vetëm dokrra!