NUKAKA: ÇLIRIMI NGA NARRACIONI, KONSISTENCA DHE FAKTET
1.
"Nukaka", tha, në të mos e gjetur personin e kërkuar dhe doli nga redaksia e KOHË-s Ditore në Prishtinë. Disa ia vunë vëmendjen, disa jo. Disa të tjerë kishin nevojë për shpjegim.
"Nukaka" do të thotë "Nuk qenka", shpjegoi shqiptimin drenicak të kolegut tonë Baton Haxhiu, Dukagjin Gorani, redaktor i atëhershëm i gazetës.
Pas dhjetë vjetësh, Drenica, Baton Haxhiu dhe Dukagjin Gorani e shumë të tjerë, do të jenë të përfshirë në një libër, "Lufta Ndryshe" (botimi "Kumti", Tiranë), që përshkruan vitet dramatike të luftës në Kosovë. Drenica si tabloja ku zhvillohet lufta, Dukagjin Gorani në një rol episodik si shok i vjetër i Hashim Thaçit dhe Baton Haxhiu si autor i librit, rrëfimtar i ngjarjeve, komentues i njerëzve dhe analist i zhvillimeve gjeopolitike.
Nuk e di kë e kishte kërkuar asokohe në redaksi, dhe nuk e di a e kishte gjetur. Megjithatë, një pikëpyetje, se çka kërkon dhe a e ka gjetur, më përcolli në të lexuar këtë libër. Siç më përcolli përvoja ime e parë profesionale me autorin. Më solli një tekst që ishte në kulm të aktualitetit. Sapo kishin ngjarë demonstratat më të mëdha të opozitës serbe kundër Millosheviqit, ai ishte ndër të rrallët gazetarë shqiptarë të jenë gjendur në Beograd.
Mora tekstin e tij të gjatë, 4 a 5 faqesh të shtypura me makinë, i hyra redaktimit, pa e parandjerë se ky mund të kishte qenë njëri prej momenteve që do ta mbaja mend gjatë. Mësova tri gjëra, asnjëra prej tyre në lidhje me demonstratat në Beograd. E para, se kisha nerva bukur të forta ngase merresha me njërin prej teksteve më të këqija që kisha lexuar. E dyta, se zbulova të pasurit e një durimi mazokist, ngase përpiqesha të redaktoja një tekst të paredaktueshëm. E treta, se duhet të kesh vetbesim që kufizohet me arrogancë, që të sjellësh një tekst të tillë e të presësh të botohet.
Në numrin e ardhshëm të revistës "KOHA" në Prishtinë, në mars të vitit 1991, botova tekstin në formën e nja njëzet rreshtave. Pas 17 vjetësh ndjeva barrën e bashkëpërgjegjësisë; mosarritjen e të ndihmuarit për formësimin e një gazetari artikullshkrues, pas kaq shumë vjetësh bashkëpunimi me të.
2.
Metafora e Beogradit do ta përcjellë autorin edhe në këtë libër. Ka qenë aty, në vendin e ngjarjes, dho kjo ka rëndësinë parësore. Në kushte të rrezikshmërisë së lartë, autori do të gjendet në Drenicë, në fillim luftës, te Jasharajt, para se të bëhej masakra, në Rahovec, para se të binte qyteti, në Reçak, pasi ishte kryer masakra… Do të jetë, disa herë në takim me komandantët e UÇK-së, duke i qortuar herë pas here për deklaratat e sjelljet e tyre. Në njërin rast, do të shkojë në takim me Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së në orën dhjetë të mëngjesit, dhe do ta gjejë të zgjuar nga gjumi vetëm Fatmir Limajn. Do të jetë me diplomatët perëndimorë, ndërsa ata u raportojnë kryeqyteteve të tyre për zhvillimet në Kosovë, me indikatorët e qartë për luftën. Do të jetë i "vrarë" në luftë, i ringjallur në Maqedoni.
Problemi është se si të vihen të gjitha këto përjetime në letër. Si të shënohen këto, nga perspektiva e kronistit, protagonistit apo diçka tjetër?
Një zë duhet ta ketë kërkuar Baton Haxhiu, por "nukaka". Në mungesë të rrëfimtarit kemi një aventurë në masë të madhe të çliruar nga respekti për konsistencë, narracion dhe shumë herë, për faktet.
Aty ku nuk ekziston përjetimi personal i autorit hyn improvizimi dhe spekulimi. Bob Norman, njëri prej diplomatëve të parë amerikanë, që e kanë përcjellë fillin e luftës në Kosovë, të cilin autori e quan "drejtor politik në ambasadën amerikane", post krejtësisht joekzistues për cilëndo ambasadë në botë, do të citohet tekstualisht në raportet drejtuar Washingtonit, thuajse janë nxjerrë nga arkiva shtetërore, dikund në vitin 2018. Apo, tek Julian Braithwaite, një diplomat britanik që përcolli me guxim tërë eskalimin e luftës, që nga Prekazi, do të identifikojë, autorin anonim të një raporti në revistën "Jane‘s Defence", dhe do të citojë ‘in extenso‘ pjesët e tij si qëndrime të qeverisë britanike.
Për më tepër, do të harrohet edhe rregulla bazike e atribuimit të mendimeve të të tjerëve. Autori, në analizën e tij shkruan se "në fillim të dhjetorit, zyrtarë të SHBA-ve, me një ndërrim të papritur të politikës, bënë të ditur se Millosheviqi nuk duhej të mbetej gjithmonë guri i skajshëm në politikën e SHBA-ve në Ballkan". Ndonëse i paraqitur si mendim personal i autorit, shprehja "gur i skajshëm" nuk i përket kontekstit të gjuhës politike të Drenicës, Kosovës apo në përgjithësi të gjuhës shqipe. I përket shprehjes në anglishte "cornerstone", që në fjalorin tonë politik rëndom përkthehet si "shtyllë".
3.
"Lufta ndryshe", siç titullohet libri mund të prodhojë edhe një "Histori ndryshe". Autori i librit shkruan gjerë e gjatë për Konferencën e Rambouilletit, pa marrë pjesë. Duke rikrijuar momentet më dramatike të kësaj konference, kur Hashim Thaçi këmbëngulte në mosnënshkrim të marrëveshjes, duke rrezikuar kështu humbjen e përkrahjes ekzistenciale amerikane, autori nxjerr një version krejtësisht të ri. Nxjerr dëshmitar James Rubinin, zëdhënësin e sekretares Albright, citon herë pas here "të ketë thënë sekretarja Albright", madje përshkruan edhe biseda të saj me Presidentin Clinton, për të mbërritur te pika ku Hashim Thaçi propozon një rrugë të ndërmjeme kompromisi, me të cilën pas dy javësh do të jepej nënshkrimi formal.
Është vështirë e pajtueshme kjo ikje kaq e madhe nga e vërteta me rolin e autorit të një libri, por më e madhe është kur autori i këtij libri ka pasur në dorë atëbotë, jo vetëm raportet e korrespondentëve të KOHË-s Ditore nga Rambouillet, por edhe miq personalë brenda Kështjellës, të cilët ishin dëshmitarë edhe më të afërt se Rubini. E, ky i fundit do të japë rrëfimin e vet më ndryshe prej atij të përshkruar nga Haxhiu.
A do të ishte historia ndryshe në "Luftën ndryshe" po të ishte ndryshe përbërja e Qeverisë së Kosovës dhe kryeministër i saj të mos ishte Hashim Thaçi?
4.
E kërkova një rrëfim tejet të rëndësishëm në këtë libër. Por, "nukaka".
Është rrëfimi për takimin e autorit të librit dhe Mahmut Bakallit me shefin e UDB-së, Jovica Stanishiqin, në Brezovicë. Sipas fjalëve të deritanishme të Baton Haxhiut, Sigurimi Shtetëror Serb kishte kërkuar takim konfidencial me Bakallin, për t‘u përcjellë një mesazh kërcënues shqiptarëve, se në rast të luftës do të aplikohej strategjia e "tokës së djegur", e duke ofruar njëkohësisht bisedime për autonomi.
Ky takim, mbresëlënës për opinionin publik shqiptar, ka nxitur jo vetëm ndonjë akuzë të herëpashershme ndaj Haxhiut (me nënpyetjen fondamentale se pse ka kërkuar ndërmjetësimin e Haxhiut UDB-ja serbe), por do të jetë edhe njëra prej pikave në akuzën ndaj Millosheviqit në Tribunalin e Hagës. Si edhe të vetë Stanishiqit, gjykimi i të cilit po afrohet, me frikën brenda Tribunalit se do të vdesë para se të flasë.
5.
Baton Haxhiu përpiqet t‘i japë vulë një kohe, vulën personale të të përjetuarit dhe të menduarit, qoftë vetjak, qoftë ashtu si i ka kuptuar të tjerët, për një periudhë intensive të një shoqërie në krizën e buzluftës dhe luftës.
Pas luftës, me një mllef të pandalur, jep arsyen e të shkruarit të librit. "Duke trajtuar këtë vend dhe këto gjëra, kam vënë se se për disa gjëra duhet të jesh oportunist, luajal, i pafytyrë, i poshtër, injorant dhe bythëlëpirës".
A është kjo vula e viteve që vijnë?