NY: Konferencë shkencore kushtuar 100-vjetorit të Vatrës

Me rastin e shënimit të 100-vjetorit të themelimit të Federatës Panshqiptare të Amerikës –Vatra, më 28 prill 2012, do të mbahet konferenca shkencore “Federata Panshqiptare e Amerikës, Vatra - 100 Vjet në Shërbim të Kombit”.
Në konferencë me kumtesa do të paraqiten studiues të njohur të botës akademike shqiptare, si prof. dr. Nicholas Pano, prof. dr. Beqir Meta, prof. dr. Jusuf Bajraktari, prof. dr. Fehmi Ramadani, dr. Elez Biberaj, Anton Cefa, Mal Berisha, Bejtullah Destani, Idriz Lamaj, Dalip Greca, Ilir Ikonomi, Naum Prifti, Agron Alibali, Sevdai Kastrati, etj.
Ndryshe, konferenca shkencore do të fillojë nga ora 9 e mëngjesit, ndërkaq do të mbahet në The Helmsley Park Lane Hotel, që ndër hotelet më të njohura në Manhattan, të New York’ut.