E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papa apelon për shoqëri të hapur në Kubë

Papa Benedicti u ka bërë thirrje kubanëve që të ndërtojnë “një shoqëri të re të ripërtërirë”, në fillim të vizitës së tij treditëshe në këtë vend komunist.

Disa orë pasi kishte arritur, ai e mbajti një meshë të hapur në qytetin Santiago. Papa ishte pritur nga presidenti i Kubës, Raul Castro.

Para se të fillonte mesha, një pjesëmarrës që brohoriti “Poshtë komunizmi”, ishte marrë nga forcat e sigurisë.

Pak para arritjes në Kubë, Papa deklaroi se sistemi marksist – komunist në Kubë është i tejkaluar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›