Punetoret franceze zotohen te vazhdojne protestat kunder ligjit te ri te pensioneve

Grevat ne France vazhdojne dhe vendi po pergatitet per nje dite tjeter demostratash te enjten e ardheshme lidhur me projeket-ligjin e ri te pensioneve qe Senati francez e miratoi te premten. Korresopndentja e Zerit te Amerikes Xhenifer Glas na njofton nga Parisi se pritet qe Presidenti Nikolas Sarkozi ta nenshkruaje ate ne ligj seshpejti.
Rreth 100demonstrues te mbledhur ne Paris kete fund jave me flamuj ne duar dhe shumica me stema te verdha benin thirrje qe mosha e pensionit te jete 60 vjec. Ata kundershtojne planin e qeverise per rritjen e moshes minimale te pensionit nga nga 60 ne 62 vjec dhe pensionit te rregullt nga 65 ne 67 vjec.
Projekt-ligji ka shkaktuar protesta per me shume se dy jave nga grevat e sektorit te transportit qe kane sjelle nderprerjen e sherbmeve hekurudhore dhe ajrore deri tek bllokimi i rafinerive depove te karburatit dhe porteve qe kane lene shume stacione benzine te zbrazura. Qeveria franceze thote se reformat jane te nevojshme sepse dificiti fiskal eshte shume i larte.
Keta demonstrues po mbledhin fonde qe grevat te vazhdojne. Patrice Bessac zedhenes i Partise Komuniste te Frances thote se nuk ka rendesi qe Senati e miratoi projekt-ligjin.
Ligji eshte miratuar por jo levizja.
Sindikatat e punetoreve kane bere thirrje per nje dite vepriemsh ne gjithe vendin te enjten. Nje thirrje e ngjashme nxorri neper rruge me shume se nje milion njerez ne fillim te javes. Pritet qe edhe studentet te zhvillojne demonstrata por enjtja eshte dita qe protestuesit shpresojne te bejne nje deklarate.
Mendoj se demonstata e te enjtes te jete shume e madhe tha ai.
Qeveria ka zbatuar ligjin e emergjences per ta miratuar projket-ligjin dhe Presidenti Sarkozi ka kembengulur se nuk do te terhiqet.
Bessac thote se kjo nuk eshte nje strategji e mire per Presidentin.
Sindikatat kane premtuar se do te veprojne te enjten e ardheshme dhe me 6 nentor madje thone se do te vazhdojne tu bejne thirrje punetoreve te tyre dhe qytetareve te tjere te Frances te vazhdojne protestat deri sa Presidenti te hyje ne negociata me ta.