E Shtunë, 31 Tetor 2026

Putin pranon zyrtarisht emërimin për president

Kryeministri i Rusisë, Vladimir Putin, pranoi zyrtarisht emërimin e partisë së tij për t’u kthyer përsëri në postin e presidentit.

Përmes një fjalimi, Putin paralajmëroi perëndimin kundër financimit të kundërshtarëve të tij politik.

Putin, i cili u bë kryeministër në vitin 2008 pas dy mandateve presidenciale, foli në Moskë gjatë kongresit të partisë së tij, Rusia e Bashkuar.

Ai akuzoi vendet e huaja për mbështetjen financiare të përpjekjeve të opozitës për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve parlamentare javën e ardhshme dhe atyre presidenciale të caktuara për në mars.

Putin njoftoi në shtator se synonte të rimerrte postin e presidentit vitin e ardhshëm dhe analistët thonë se ai e ka të sigurt fitoren.

Sipas marrëveshjes, ai do të emërojë presidentin e tanishëm, Dmitri Medvedev, në postin e kryeministrit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›