E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje marreveshje pa pale

Prej disa ditesh opinioni publik ndiqte me vemendje dhe interesim tryezen e partive parlamentare e cila iu kushtohej problemeve ne kuader te zgjedhjeve vendore te 8 majit. Nje prej pretendimeve kryesore te kesaj tryeze do te duhej te ishte firmosja e marreveshjes per zgjedhjet vendore drafti i se ciles u diskutua dy dite me radhe. Opozita nuk e firmosi ate.

Perfaqesuesi i vetem i partive te majta ne takimin e fundit deputeti Damian Gjiknuri u shpreh Nese doni te nenshkruani nje marreveshje unilaterale bejeni. Ne nuk mund te behemi pjese te nje farse. Nderkaq marreveshja ne fjale eshte nenshkruar nga aleatet e Partise Demokratike. Keshtu kane firmosur Luan Rama per Levizjen Socialiste per Integrim dhe Arjan Madhi per Partine Republikane.

Mbi kete marreveshje te cuditshme ka hedhur firmen edhe Shpetim Idrizi i PDIU dhe ai eshte shprehur Ne jemi te gatshem ta pranojme kete marreveshje ne kuader te interesave te Shqiperise. Do te ishte e papranueshme qe ne ta refuzonim ate. Vini re precedentin ...ne kuader te interesave te Shqiperise Sikur Shqiperia te ishte me vertete ne meshiren e nje marreveshjeje Nje term i tille mund te permendet vetem ne fund te nje sere argumenteve ku ska pale apo ku here njera pale e here tjetra mungojne. Pikerisht ky eshte problemi.

Duke pasur parasysh pervojen e ketyre dy dekadave jemi apo jo ne pluralizem mund te thuhet se perfundimi pa perfundim i kesaj tryeze eshte pjese e gjithe historise absurde te tranzicionit shqiptar kur gjithmone njera pale ka marre persiper realizimin me cdo kusht te nje marreveshjeje aksioni a vendimi te rendesishem nderkohe qe pala tjeter pothuaj nuk ka qene protagoniste sikur te ishim ende ne nje sistem politik njepartiak apo me e pakta ne nje piste provash per pak eksperimentim politik.

Ky episod na tregon edhe njehere se vendi eshte viktime e konflikteve politike te llojit te absurdit per cka mbetemi prapa te tjereve dhe po ashtu behemi pre e keqardhjes dhe e diktatit te te tjereve. Per te treten here nje zyrtar i larte amerikan vrapon nga njera zyre te tjetra per te prodhuar pak mirekuptim. Apo bindje Nga njera pale...

Nderkohe askush nuk e ka mendjen se cfare po ndodh ne teren cfare pazaresh behen qarkullim milionash blerje vendesh me cdo kusht gje qe do tiu jape ketyre zgjedhjeve nje performance komike vini re flitet shume per qytetaret por vemendja eshte totalisht tek ata qe do te zgjidhen per te vertitur qerthullin e mashtrimeve pafundesisht.

Perfundimi tjeter i kesaj tryeze eshte frika se serish nuk do te bejme zgjedhje te lira e te ndershme dhe qe te mos kontestohen nga pala humbese. Perkundrazi mund te thuhet se edhe kete here e kemi mendjen per te vjedhur vota e pushtet qe i duam per tu pasuruar dhe per te rregulluar edhe me mire klanin mbase edhe shtresat qe na vijne perqark dhe na ndihmojne per ta marre e per ta mbajtur pushtetin.

Perfaqesuesit e pales ne pushtet e ne qeveri gjate kesaj tryeze asnjehere nuk pranuan problemet e shtruara nga opozita ne lidhje me shkeljet paraprake problemet me listat e zgjedhesve transferimet djallezore ndryshimet paragjykuese etj. Nga ana tjeter fundi i kesaj tryeze me zevendes nderkohe qe kreret e partive kryesore eshte fjala per PD e PS munguan na tregoi se keta te fundit ende mbeten ne pozita dyshuese. U tha mjaft bute.

Pra kjo pjese e kesaj tryeze te pasuksesshme eshte ose me mire do te duhej te ishte ne axhenden e trajtesave te lendes se filozofise perkatesisht ne kapitujt per rolin e individeve. Kryetaret e te dy partive edhe njehere tjeter here kane munguar ne perpjekjet per konsensus. Me gjithe thirrjet e herepashershme te perendimoreve per dialog pothuaj nuk kishte ikur ende Komisioneri per Zgjerimin Stefan Fyle kurse Zv.ndihmessekretari amerikan i Shtetit Tomas Kantrimen eshte serish ne Tirane per te bindur udheheqesit politike shqiptare ne arritjen e nje marreveshjeje politike.

Kreret e partive kryesore politike serish nuk e sajdisen tryezen e dialogut e te marreveshjes. Kjo nuk i ka penguar te vazhdojne fushaten elektorale secili sipas prirjeve te veta. Kryeministri Sali Berisha eshte kthyer ne moden e shkuar te perurimeve dhe te riperurimeve elektorale. Jemi po atje ku kemi qene jo vite por dekada me pare.
Ja edhe nje perfundim tjeter ekstra i kesaj tryeze.

Perfaqesuesit e partive kryesore relativisht te rinj ne moshe dhe ne politike nuk i thyen dot tabute. Nuk i thyen dot te vjetrit. Aleksander Pushkini i bekuar thote diku Te vjetrit vjetruar keq te rinjte edhe me per dreq. Por ky eshte nje argument pa shume peshe per shkak te peshes qe kane te vjetrit ne politike. Me mire duhet thene per shkak te peshes qe ka e vjetra ne teresi ne politiken shqiptare.

Mungesa e sinqeritetit ne kete apo marreveshje te tjera nderkohe qe nuk merren parasysh propozimet e opozites eshte po kaq e rende sa koha pa fund gjate se ciles qytetaret shqiptare kane pritur nje epoke pluralizmi te vertete me zgjedhje te lira e te ndershme cka duket mjaft larg...

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›