Na ishte njëherë “Biblioteka për djelmërin딅
20/04/2011 Sot, në shesh ndërtimi
Është një mënyrë për të kujtuar përmes librave të dikurshëm të restauruar dhe përmes disa fotografive që sjellin imazhin e ndërtesës së dikurshme të “Bibliotekës për djelmërinë”. Sot ajo nuk ekziston më…
Në rrënojat ku dikur ekspozoheshin libra të llojeve dhe gjuhëve të ndryshme, vite më pas u ngrit kinema “Ali Demi”, për të përfunduar në ditët e sotme në… asgjë. Thjesht në një shesh ndërtimi ku pritet të bëhet ndërtimi i radhës.
Jo më kot edhe në Bibliotekën Kombëtare koleksioni i mbetur prej kësaj biblioteke që shumëpak e di sot se ka ekzistuar ekspozohet nën titullin “Na ishte njëher녔.
Kjo është një mënyrë për të kujtuar, një mënyrë për të sjellë ndërmend të shkuarën dhe për të qenë mirënjohës.
Një ekspozitë e një lloji të veçantë, “Na ishte njëher녔 do të qëndrojë çelur deri më 24 prill në Bibliotekën Kombëtare dhe “rrëfen” për “Bibliotekën…” e Institutit “Herbert” të ndërtuar në vitin 1928 dhe të përuruar më 1929-n.
E njohur si “Biblioteka Carnarvon” ajo ishte dhuratë e familjes së lordëve (Earls) anglezë Herbert dhe personalisht e bamirëses së madhe filo-shqiptare, konteshës Carnarvon. Kjo e fundit ishte quajtur nga vetë shqiptarët “Nëna e shqiptarëve” dhe ishte dekoruar me Urdhrin e Skënderbeut më 1929.
Pritja që iu bë një gjesti të tillë dëshmohet nga kronikat e kohës, të cilat shkruajnë për përurimin, për aktivitetin e bibliotekës, për rregulloren apo për ndarjen nga jeta të konteshës Carnarvon. Ekspozita me pjesën e rikuperuar të koleksioneve të ish-“Bibliotekës së Djelmërisë” vjen thuajse në të njëjtën kohë kur në Parlamentin anglez promovohet libri i sapodalë “Miku më i madh i shqiptarëve Sir Aubrey Herbert”. Koleksioni përmban botime nga të gjitha fushat: historikë, letrarë, të autorëve të njohur, por edhe libra për edukimin e fëmijëve në anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, shqip.
Biblioteka u ngrit në Tiranë nga kontesha Carnarvon në kujtim të djalit të saj Sir Aubrey Herbert (1880-1923), diplomat dhe deputet anglez, i cili kishte ngritur më 1912-n një shoqëri filo-shqiptare, me parlamentarë, dijetarë dhe gazetarë, për të kontribuar për pavarësinë e Shqipërisë.
Shoqata e Sir Herbert u ngrit në vitin 1918. President i saj ishte vetë Herbert, ndërsa sekretare ishte antropologia Edith Durham.
Biblioteka filloi veprimtarinë me një koleksion 1000 librash dhe mbërriti në 5000, në gjuhët anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, gjuhë klasike etj. Pas Bibliotekës Kombëtare, ajo u shndërrua për Tiranën në bibliotekën e dytë të rëndësishme. Pas pushtimit italian disa koleksione të saj u dogjën, ndërsa nën pushtimin gjerman biblioteka u braktis. Gjatë diktaturës ajo u shndërrua në kinemanë “Ali Demi”, ndërsa sot është e rrënuar dhe e shndërruar në shesh ndërtimi.
B.G.