Sulmohet 17-vjeçari nga shokët për 850 euro
20/04/2011 Arrestohen të rinjtë
FIER- Një 17-vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Fierit, pasi është sulmuar nga dy persona. Sipas policisë, shtetasi E.H është qëlluar me mjete të forta nga dy shokë të tij, të cilët pasi e kanë lënduar i kanë marrë rreth 850 euro. 17-vjeçari ka qenë duke dalë nga një pikë lojërash fati në momentin e grabitjes. Vetëm pak orë më vonë policia ka identifikuar dhe më pas arrestuar për konsumimin e veprës penale “vjedhje nëpërmjet ushtrimit të dhunës e kryer në bashkëpunim” shtetasit Geraldo Mahmuti 20 vjeç banues në fshatin Fermë-Çlirim dhe Gazmir XH, 20 vjeç banues në fshatin Dërmënas të Fierit. Ndonëse i plagosur dhe me mjekim intensiv në spitalin civil të Fierit 17-vjeçari ka pranuar të flasë të vërtetën e grabitjes së 850 eurove specialistëve të antikrimit. Sipas versionit zyrtar nga i lënduari dhe policia, 17 -vjeçari kishte marrë lekët nga shtëpia për t’i çuar tek tezja, tek e cila kishin një detyrim familjar. Dy shokët e tij (autorë të ngjarjes) e kanë kërkuar 17-vjeçarin në atë kohë për të dalë për kafe dhe ky u ka shpjeguar pse nuk shkonte dot. Duke përfituar nga informacioni i marrë dhe errësira, të rinjtë i kanë zënë “pusinë” shokut pranë pallatit. Sapo ai ka dalë, i kanë rrëmbyer paratë, ndërsa e kanë goditur disa herë gjatë tentativës së djalit për t’i mbrojtur lekët. Policia sqaroi se në momentin e kapjes, shtetasit Geraldo M., iu gjetën 250 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. A. Damini