E Diel, 1 Nëntor 2026

Na ka ngelur vetem të shohim sesi luan bixhoz politika?

Shqipëria është vërtet një vend i vogël, por për shkak të rrethanave aktuale (vend në tranzicion me kalime dhe rikrijime të pronësive), është edhe një sallë e madhe kumari, ku luhet çdo ditë me xhepat e shqiptarëve.

Pronarët e kësaj salle janë politikanët e vendit dhe disa të huaj, tip Fazlliçi, që vijnë vetëm për të vjedhur dhe grabitur. Shqiptarët, qytetarë të thjeshtë,ndihen të pambrojtur nga shteti, ndaj marrin rrugë emigirimi akoma edhe në vitin 2008. Ka edhe më keq. Disa vriten ditën për diell dhe pastaj thuhet aksident, si rasti i fundit i z. Trebicka.

U mburrën disa, se kishte qenë aksident, pasi ”këtë e paska nxjerrë edhe eksperti amerikan”, por askush nuk u tregoi shqiptarëve se kush e provokoi aksidentin. Megjithatë, të vërtetën e di e gjithë Tirana e, herët a vonë, do e thonë publikisht atë që kanë filluar ta thonë nën zë te Blloku.

Shqiptarëve i ngelet vetëm të shohin sesi loz bixhoz politika dhe të mësojnë ndonjë hile, që të mos ngelen vetë pa gjë. Mallkuar qoftë rraca e të pacipëve në politikë!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›