E Diel, 1 Nëntor 2026

Na mbyti mentaliteti i frikes ne PS Nga Arben Malaj

Liria eshte ne themel te cdo arritjeje historike. Garantimi, zgjerimi dhe permiresimi i lirive tona jane celesi i suksesit. Liria e fjales, liria e votes, liria e prones, liria nga korrupsioni, nga klientelizmi, nga mediokriteti, liria nga kapja e shtetit, nga kapja e partive politike, jane kolonat kryesore te demokracise qe deshirojne e meritojne te gjithe shqiptaret. Sot eshte momenti qe publikisht dhe pa hezitim t'u kerkojme juve ndjese qe me ngercet tona politike po ua bejme me te veshtire te tashmen dhe te ardhmen. Eshte momenti t'iu kerkojme ndjese publike qe deshtuam ne menyre te perseritur drejt deres se hapur te BE-se. Sot shqiptaret rrezikojne te kene kosto te renda te borxheve te rritura, te papunesise se larte, te varferise ne rritje, sepse politika jone ne shpesh, eshte politika e grindjeve, politika e zhurmes dhe jo e maturise, eshte politika e forces se kartoneve dhe jo e argumentit.

Ne duhet te flasim hapur me te gjithe shqiptaret, duke u thene se fitoret politike nuk jane te lehta, krijimi i qeverive te reformave eshte bere i veshtire. Kam bindjen e plote se PS ka te gjitha avantazhet potenciale per ta rrezuar sa me pare kete qeveri. Keto avantazhe potenciale, veniten, zvogelohen, behen pasive, ne qofte se vendin e meritokracise e ze klientelizmi, ne qofte se vendin e perkushtimit e ze servilizmi. Organizimi dhe drejtimi i PS ka nevoje per vemendjen ndaj anetareve dhe mbeshtetesve te saj, ka nevoje per respekt te perhershem njerezore, ka nevoje per inspirim dhe promovim te gjithsecilit sipas merites dhe jo sipas preferencave personale. Partite tona nuk duhet te konsiderohen parti te kryetareve, por parti te anetareve dhe mbeshtetesve te saj. Partite shqiptare nuk duhet te jene parti te mentaliteteve dhe listave te mbyllura, por parti te mendjeve te hapura dhe perkushtimeve te pakushtezuara. Ne duhet te ndertojme modelin e krijimit te karrieres ne Partine Socialiste, nuk duhet te zevendesojme meritokracine me klientelizmin, nuk duhet te zevendesojme punen dhe perkushtimin me servilizmin. Mentaliteti i listave te mbyllura dhe i besnikeve te kryetarit eshte te mentaliteti frikes dhe jo i optimizmit te fitores. Cdo parti politike duhet te njohe, te respektoje dhe maksimizoje energjite pozitive dhe perkushtimin e cdo anetari dhe mbeshtetesi te saj. Ky duhet te jete celesi i fitores sone. Asnje nga ne me mandat politik si deputet, si kryetar komune e bashkie, si anetar asambleje apo kryesie, nuk duhet ta keqperdore kete besim. Asnje socialist dhe shqiptar i thjeshte nuk duhet te vuaje, sepse disa politikane me arrogancen e tyre, me mosperfilljen e tyre me pushtetin abuziv te krijuar nga mandatet tuaja politike jane bere sot pengesa jone me madhe per vendin. Miq te dashur, ne jemi ne perfaqesim te PS, sepse u kemi premtuar socialisteve dhe gjithe shqiptareve, se per ne vendi eshte gjeja me e shtrenjte, se ne nuk do te veme asnjehere asnje ambicie personale mbi sfidat e cdo shqiptari te thjeshte, mbi sfidat e vendit tone. Ne jemi ketu jo sepse duam qe domosdoshmerisht individe te caktuar patjeter te behen deputete, ministra, kryetare partie apo kryeminister, por sepse Partia Socialiste duke u modernizuar duhet te vije sa me pare ne qeverisjen e vendit. Garancia e fitoreve tona nuk mund te jete asnje individ, por nje ekip i perkushtuar, nuk mund te jete nje dhunti mbinjerezore e asnje individi, por bashkesia e vlerave njerezore ne zemer te forces sone politike.

T'i garantojme shqiptaret se PS do te jete nje force politike moderne, nje force politike institucionale, nje force politike qe me avantazhet e saj ofron nje qeverisje me te mire e me te prekshme nga cdo shqiptar. Ne duhet t'i bindim qe tani shqiptaret, qe per ne socialistet solidariteti social, kohezioni social, kujdesi per shtresat ne nevoje, do te jene prioritare ne te gjitha politikat tona ekonomike. Sot ne duhet tua bejme te qarte shqiptareve, se populizmin e Berishes do ta mundim me vizionin tone, me qartesine dhe perkushtimin tone. Ne duhet te ushtrojme pergjegjesite tona kushtetuese, te marrim pjese aktivisht ne Kuvend, se kemi pergjegjesi perpara gjithe shqiptareve per te krijuar shtetin e institucioneve te forta, e jo shtetin e individeve te forte. Qytetaret presin nga ne kontroll te rrepte te qeverise, kontroll te cdo takse dhe cdo shpenzimi ne buxhet. Si te jene partite politike ashtu do te jete qeverisja dhe opozita e vendit. Radikalizimi i tyre prodhon vetem kriza te renda politike dhe sociale dhe vonesa te perseritura ne integrimin evropiane. Modernizmi i politikes shqiptare, modernizmi i partive politike eshte rruga me e mire, me e shpejte dhe me e qendrueshme perballe sfidave tona historike. Kjo nuk eshte sfide e asnje individi, por edhe e gjithe shoqerise. Te rinjte, intelektualet, opinioni publik, media e pavarura, gazetaret e guximshem, duhet te jene aleatet me te mire te kesaj sfide.

* Nga fjala e mbajtur ne Kongresin e PS

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›