E Diel, 1 Nëntor 2026

Na mëso si të revoltohemi komandante Camila! (FOTO)

Share

Ajo është komuniste e vendosur dhe njerëzit e duan më shumë se presidentin: Camila Vallejo, 23 vjeç, i ka dhënë një fytyrë lëvizjes studentore në Kili- tani është në turne nëpër Gjermani. Elokuenca dhe pamja e saj e jashtme e ndihmojnë për të ndezur protestat.

Kështu nis një shkrim të saj e përjavshmja gjermane Der Spiegel. Shkrimi është për një nga figurat më të njohura të komunizmit në Amerikën Latine, edhe pse është kaq e re. Së bashku me një grup anëtarësh të Partisë Komuniste, ajo po viziton Gjermaninë dhe Der Spiegel e fton që në titull: Na mëso si të revoltohemi komandante Camila!.

Studentja u bë e njohur në mbarë botën pasi udhëhoqi një sërë protestash në vendin e saj për të drejtat e studentëve. Protestat tërhoqën vëmendjen e medias pasi ishin të dhunshme dhe grumbulluan me mijëra studentë. Thotë se lufton kundër diktaturës neoliberale dhe fushatën e saj e quan Ne mund të ndryshojmë botën.

Kundërshtari i saj më u fuqishëm është presidenti Sebastian Pinera, i njohur për pasurinë e tij të madhe dhe për faktin se qëndron pas privatizimeve në vend. Ka një pasuri prej 2 miliard dollarë. Një nga politikanët më të pasur në botë përballë një studenteje gjeografie.

Fama e saj ka marrë botën dhe tani cilësohet si personaliteti komunist me më ndikim në Kili. Një anketë online e The Guardian e ka shpallur njeriun e vitit, kurse revista Time e futi në listën e 100 njerëzve që kanë rëndësi…

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›