E Shtunë, 31 Tetor 2026

Na mungon profesor Pashko

Desada Metaj
Do te ishte sot 53 vjec, nese aksidenti nuk do ta kishte ndare nga jeta tragjikisht. Te gjithe ata qe e njohin Gramoz Pashkon, kujtojne sot ditelindjen e tij, duke sjelle ndermend pervjetoret e meparshem, bisedat miqesore dhe gezimin qe buronte nga cdo takim me profesorin e njohur.
Gramor Pashko u lind me 11 shkurt te vitit 1955 dhe nga te gjithe do te kujtohet si nje nga nismetaret e ndryshimit te viteve ‘90, eksponent kryesor i fillimeve te PD, si dhe nje nga kritiket e pare te saj.
Rrugetimi i tij politik do te shenonte ulje-ngritjet e zakonshme te Shqiperise, por ajo qe zor se harrohet eshte pasioni i tij per politiken, ekonomine, shoqerine dhe cdo gje qe kishte lidhje me Shqiperine dhe miqesite e tij.
Vetem aksidenti tragjik i 16 korrikut te 2006 do ta ndante Pashkon dhe djalin e tij, Rubenin, nga gjerat qe ai donte me shume, familjen, profesionin dhe miqesine.
Dhe ne nje pervjetor te tille, dhimbja per mungesen e pazevendesueshme do te beje qe miqte dhe te dashurit e tij ta kujtojne si perhere, plot gjalleri dhe te qeshur.
ME 16 KORRIK 2006
Gramoz Pashko u shua pas dy aksidenteve
Ngjarja tragjike, qe i mori jeten Gramoz Pashkos, djalit te tij, Rubenit dhe kater personave te tjere, ndodhi me 16 korrik, te dy viteve me pare. Disa ore para vdekjes se dhimbshme, Pashko gjendej ne bregdetin e Himares, ku, duke pushuar, ne shetitje e siper rreshqiti ne shkembinj dhe pasi ra ne uje, u gjet pas pak pa ndjenja. Mjeket thane se Pashko pesoi demtime serioze, si rezultat i perplasjes me shkembinjte. Pasi u dergua ne QSUT, mjeket pohuan se gjendja e tij ishte kritike dhe sugjeruan dergimin per kurim me te specializuar ne Itali. Gjate nates se 16 korrikut, ne oren 21:47, ai u dergua me nje helikopter presidencial, "Bell 222", qe, sipas Ministrise se Mbrojtjes, ishte me i miri qe dispononte shteti.
Politikani dhe ekonomisti i njohur, kunati i ministrit te Ekonomise, Genc Ruli, shoqerohej nga i biri 24-vjecar, Ruben Pashko, mjeku Sander Baloi, inxhinieri Qemal Koni, si dhe dy pilotet Vangjel Kondi e Demush Hebaj. Nje incident qe, sipas hetimit, ndodhi ne fluturim e siper drejt Italise, solli fatkeqesine. Pjese te helikopterit u gjeten tre jave me vone ne Adriatik. Pas kesaj, Ministria e Mbrojtjes i shpalli zyrtarisht te humbur, te gjashte personat qe gjendeshin ne bordin e helikopterit te tragjedise ajrore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›