E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrane pengun per 100 mije euro, denohet grupi

Redinalda Caushaj
Pengmarrja dhe ekzekutimi per 100 mije euro borxh, u ka kushtuar denim maksimal tre te pandehurve nga fshati Gjorm, i Vlores, njeri prej te cileve ne mungese. Gjykata e Krimeve te Renda denoi diten e djeshme me burgim te perjetshem ne mungese, Leonard Elezajn, 35 vjec, te cilesuar si organizator i ngjarjes se 15 gushtit 2004, kur u vra ne fshatin Kote, 30-vjecari Pasho Zotaj. Per vellane e tij, Albanin, trupi gjykues dha dy vjet me pak nga c’kerkoi prokuroria gjate pretences, kurse per te akuzuarin si bashkepunetor, Erion Borakaj, 4 vite me pak nga pretenca. Borakaj, 35 vjec dhe Elezaj, 32 vjec, u denuan me 21 vite burg per vepren penale te “marrjes peng me pasoje vrasjen ne bashkepunim”. Viktima u sulmua, pasi vellai i tij, Kadri Zotaj, u kishte borxh nje shume te madhe valute vellezerve Elezaj.
Ka qene me teper se formalitet seanca e djeshme ne Gjykaten e Krimeve te Renda, qe i dha fund edhe nje procesi trevjecar hetimi e gjykimi. Pasi degjoi edhe palen mbrojtese te tre te pandehurve, qe pretenduan pafajesi e ulje denimi, trupi gjykues, i kryesuar nga Ardit Mustafaj, kane shpallur fajtor dhe denuar tre te akuzuarit nga Vlora, duke dhene per njerin vendimin kapital. Leonard Elezaj, i cili eshte konsideruar nga Prokuroria e Krimeve te Renda si organizatori dhe me pas personi qe ka ekzekutuar Pasho Zotaj, eshte denuar me burgim te perjetshem ne mungese. Nderkohe qe, togat e zeza kane denuar me nga 21 vjet heqje lirie dy te pandehurit e tjere, Alban Elezaj dhe Erion Borakaj, ky i fundit ne mungese.
Ngjarja ka ndodhur rreth ores 21:55 te dates 15 gusht te vitit 2004, ne fshatin Kote, te Vlores. Historia, sipas organit te akuzes, ka lidhje me nje borxh 100 mije euro, qe vellai i viktimes, Kadri Zotaj, u kishte Elezajve. Pasho Zotaj ne baze te deshmive te mbledhura, prej dy javesh ishte kthyer nga Greqia, shtet ne te cilin ishte denuar 7 vjet nen akuzen e vjedhjes se nje banke. Pas rikthimit te tij ne Shqiperi, dy vellezerit Elezaj i kane kerkuar viktimes qe te shlyeje borxhin e te vellait, brenda dy javeve. Diten e ngjarjes, Pasho Zotaj ishte nisur nga Vlora per ne fshatin e tij te lindjes, ne Kote, me nje makine “Benz”. Por ai u ndoq nga nje tjeter makine, duke e marre peng dhe gjate nje momenti arratisjeje, Zotaj eshte kapur dhe me pas ekzekutuar ne Fushe Murras.
Akuza kerkoi denim maksimal
Prokuroria e Krimeve te Renda, dy seanca me pare, i kerkoi gjykates shpalljen fajtor dhe denimin e tre te pandehurve per akuzen e “pengmarrjes me pasoje vrasjen ne bashkepunim” te Pasho Zotajt, tre vjet me pare. Prokurori i ceshtjes, Adnan Xholi, u kerkoi togave te zeza denimin e Loenard Elezaj me burgim te perjetshem, vellait te tij, Alban Elezaj, me 23 vjet heqje lirie dhe te pandehurit te trete, Erion Borakaj, me 25 vjet heqje lirie.

Vendimi:
Leonard Elezaj, burgim i perjetshem, ne mungese
Alban Elezaj, 21 vjet burg
Erion Borakaj, 21 vjet burg, ne mungese

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›