E Shtunë, 31 Tetor 2026

Na ndihmoni me metadon, ose iu rikthyem heroinës

Mungesa e metadonit në qendrat që trajtojnë përdoruesit e drogës në vend, mund të kthehet në problem madhor për ta dhe për gjithë shoqërinë. Alarmin e ngre Aksion Plus, një prej shoqatave më të vjetra që merret me rehabilitimin e këtyre personave, por edhe vetë ata. Sipas përfaqësuesve të saj, janë rreth 150 ish-përdorues të drogave në kryeqytet e qindra të tjerë në rrethe, të cilët duan të largohen nga përdorimi i narkotikëve, nuk mund ti shkojnë deri në fund kësaj rruge për shkak të mungesës së metadonit, medikamentit që i ndihmon. Përdoruesit po na vijnë me shenja injektimi nëpër duar që është shumë e rëndë, ose në rastin tjetër një përdorues i një lloji tjetër do të ketë më shumë dhunë në familje, do ketë më shumë vjedhje, pasoja shëndetësore etj., tha kryetari i shoqatës Aksion Plus, Genc Muçollari. Ministria e Shëndetësisë ka garantuar se medikamenti do të mbulohet nga ky dikaster. Por drejtuesit e shoqatave ende nuk kanë marrë një përgjigje për kohën se kur do të mbërrijë metadoni për ish- përdoruesit. Njëra prej ish-përdorueseve të drogës tha për gazetën se nuk po arrin dot të përballojë mungesën e drogës pa terapinë zëvendësuese të metadonit. Ju lutem, na ndihmoni Për 20 lekë metadon, mos më lini të shkojmë në rrugë të këqija, nuk duam të përfundojmë në burgje. Nëse nuk bëhen këto gjëra, nuk e dimë se çfarë do të jemi. Ne duam ti largohemi kësaj rruge, tha vajza me inicialet I.S. Terapia me metadon shihet si zëvendësuese për drogat e rënda, kryesisht heroinën. Në shumë vende të botës është hapur një debat në lidhje me të, pasi pjesa më e madhe e narkomanëve krijojnë varësi. Përpara se përdoruesi të futet në terapinë me metadon, ai duhet ti nënshtrohet një sërë analizash të gjata, gjaku edhe urine, në laboratorin tonë, më pas i përcaktohet edhe doza që ai duhet të marrë, thonë mjekët. Sipas tyre, një dozë e përshtatshme metadoni nuk e lë pacientin të ndiejë efektin e heroinës kur e përdor dozën e zakonshme. Zakonisht shumica e përdoruesve të heroinës kanë frikë ta përdorin metadonin, sepse abstinenca e tij është më e keqe. Metadoni ka një abstinencë që shkon 5-7 ditë, nganjëherë deri në dy javë, por meqë metadoni ka veprim të gjatë, akumulohet në trup dhe kështu eliminohet ngadalë dëshira për të marrë heroinën.

Metadoni
Metadoni është në formën e tabletave që përmbajnë 5mg, 10mg ose 40mg. Tabletat zakonisht merren nga goja, por ka edhe tableta që shkrihen në ujë dhe administrohen në doza të ndryshme pudër, që gjithashtu shkrihet në ujë, që matet dhe shpërndahet nga një pompë automatike. Në këtë mënyrë dozat mund të maten dhe në 1 ose 2 mg. Për shumicën e njerëzve efekti i metadonit zgjat 24-36 orë në një marrje të vetme. Metadoni është përdorur për disa vjet si trajtim si kundërveprues për heroinën. Ka veprim të gjatë dhe mund të merret vetëm një herë gjatë ditës. Gjendet në formë të lëngët dhe merret nga goja pa e injektuar në ndonjë pjesë të trupit. Nuk ka efekt eufozorant dhe shmang simptomat e zverdhjes pa nxitur varësinë psikologjike.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›