“Telemjekësia përmes 3G” , Vodafon diagnostikim në shtëpi për pacientët

Telemjekësia nëpërmjet rrjetit 3G të Vodafone Albania aktualisht udhëton në zonat më të thella të vendit. Pikërisht në një prej këtyre zonave ka udhëtuar edhe drejtori i ri Ekzekutiv i Vodafone Albania, Dietlof Mare, i cili shoqeroi stafin e telemjekesise per ekzaminimet e rradhes ne zonen e Kucit te Vlores.
Albi Greva, drejtor i Fondacionit Vodafon Albania deklaroi se telemjekësia është shumë e rëndësishme për banorët në zonat e thella, pasi marrin një përgjigje më të shpejtë për problemet shëndetësore.
Drejtuesit e Vodafone Albania kanë si synim shtrirjen e mëtejshme të Telemjekësisë në të gjitha zonat e thella të vendit, duke i mundësuar banorëve një diagnostikim pa qenë nevoja që ata të shkojnë në një qendër shëndetësore.